09:21 "Finale - The Voice Kids"
12:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Mitrovicë, komunat paralele pas atentatit
14/04/2012

Mitrovicë, komunat paralele pas atentatit
Përfaqësues ilegalë serbë të komunës së Mitrovicës dyshohen se kanë organizuar sulmin ndaj pikës statike të policisë kosovare, disa ditë më parë, në afërsi të lagjes “Tre Rrokaqiejtë”.

Lajmin e bën të ditur “RTK”, që duke cituar burime të besueshme nga veriu thotë se sulmi është kryer nga tre serbët Stevo Paviçeviç, Jovica Lazareviç dhe Slavoljub Joviç, ndërkohë që arkitekti i tij ka qenë nënkryetari i komunës paralele, Momo Kasaleviç.

Ky i fundit, sipas burimit mediatik, është zëvendësi i Krestimir Pantiç, i ashtuquajturi kryetari i komunës paralele të Mitrovicës.

Vetë Pantiç e ka përgënjeshtruar një gjë të tillë duke deklaruar
Kosova
se, lajme të tilla kanë si synim denigrimin e organeve “legjitime” në veri të Kosovës.

Pika statike e policisë kosovare u vendos ditën e hënë pas atentatit me eksploziv të fundjavës së kaluar që i mori jetën kosovarit Selver Haradinajt dhe plagosi anëtarët e familjes së tij.

Me të marrë vesh për vendosjen e saj, banorët serbë vërshuan në vendin pranë lagjes “Tre Rrokaqiejtë” dhe duke përfituar nga numri i ulët i policëve shkatërruan konteinerin që shërbente si zyrë.

Mitrovicë, shqiptarët heqin barrikadën serbe

Ndërsa ditën e premte ishte radha e banorëve shqiptarë të fshatrave në veri të Mitrovicës, të cilët, të mbetur të izoluar nga barrikadat serbe, u organizuan e ndërmorën nisma personale për lirimin e rrugëve.

Pak orë pas zërave të Prishtinës zyrtare se, mund të ketë ndonjë ndërhyrje të njësisë speciale si në operacionin e 25 korrikut, serbët me anë të barrikadave kishin bllokuar rrugët e zonës.
 
Mungesa e dorës së shtetit të Kosovës për shqiptarët bëri që, banorët e fshatrave Ceraj, Bistricë, Koshtovë e Vllahi të merrin vetë situatën nën kontroll.

Mbase e pabesueshme, por fshatarët hoqën barrikadën me të cilën serbët u kishin bllokuar rrugën. Spektatorët e ngjarjes ishin paqruajtësit e KFOR-it, ata që normalisht do të duhej të kryenin këtë punë.

Mitrovicë, protestë kundër EULEX-it

Më herët gjatë së premtes të rinjtë shqiptarë protestuan për gjysmë ore para selisë së EULEX-it në Mitrovicë, në shenjë pakënaqësie ndaj punës së këtij misioni.

Ata protestuan me pankarta me mbishkrime shqip e anglisht si “Turp” dhe “Po përkëdhelni kriminelët në veri”.

Musa Damati, kryetar i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal, tha se EULEX-i me sjellje të njëanshme është duke provokuar haptazi durimin dhe maturinë e qytetarëve të Mitrovicës.

“Ndërsa në veriun e Mitrovicës arrestojnë dhe vrasin policët tanë, rrahin dhe vrasin bashkëqytetarët tanë, misioni i EULEX-it njësitet e veta i aktivizon vetëm atëherë kur është e nevojshme arrestimi dhe burgosja e ish-ushtarëve të UÇK-së”, deklaroi Damati.

“Në qoftë se EULEX-i vazhdon të sillet në këtë formë të njëanshme, atëherë të rinjtë e qytetit të Mitrovicës do të organizohen në mënyrë masive dhe do të radikalizojnë format e ushtrimit të presionit publik mbi këtë mision”, theksoi ai. / Top Channel



Facebook


Më shumë nga Kosova
Korrupsioni pengon investimet
Pas furnizimit me energji elektrike, korrupsioni konsiderohet si fenomeni, që pengon më së shumti investimet e huaja në Kosovë.
Prishtina miraton planin e zbatimit
Qeveria e Kosovës i jep dritën jeshile zbatimit të marrëveshjes ndërmjet Prishtinës së Beogradit. Zbatimi i tërsishëm i planit pritet të bëhet brenda gjashtë muajsh.
Arrestohet djali tjetër i Kelmendit
Policia malazeze ka vënë në pranga Liridon Kelmendin, djali i dytë i bosit ballkanas të drogës, Naser Kelmendi.
VV reagon për arrestimet
Lëvizja Vetëvendosje reagon për arrestimet e ish-luftëtarëve të UÇK-së, duke kritikuar EULEX-in se nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe pavarësinë e shtetit, UÇK-në e luftën çlirimtare.
Ligji kundër duhanit
Nis zbatimi i ligjit kundër pirjes së duhanit në ambientet e mbyllura publike. Gjobat e larta ndaj atyre që nuk e respektojnë ligjin antiduhan kanë shtyrë pronarët e bisneseve të ndalojnë rreptësisht duhanpirjen nëpër ambientet e mbyllura.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.