Partia Republikane e pakënaqur me PD-në

17/04/2012 00:00

Drejtuesit të Partisë Republikane shfaqin hapur pakënaqësitë dhe konfliktet, që kanë nisur brenda koalicionit të mazhorancës.

Ne prag të një viti të ri elektoral, republikanet theksojnë divergjencat që kanë me Partinë Demokratike veçanërisht për pronat, çështje, e cila ka 20 vjet qe nuk eshte zgjidhur. Ka qene radha e nenkryetarit të republikaneve, Alfred Deshatit per te shprehur keto pakenaqesi, ne nje takim rajonal te zhvilluar ne qarkun e Dibrës.

“Eshtë e pafalshme për atë që është lidershipi i këtij koalicioni, Partia Demokratike. Nuk kemi ngurruar ta themi këtë me zë të lartë se është e patolerueshme. Vija e demarkacionit që ndan të majtën nga e djatha është prona. Nuk mund që pronën ta ndash dhe t’ia japësh atij që nuk e ka të veten. Ndoshta kemi një koalicion, që drejtohet nga Partia Demokratike dhe në shumicën e rasteve nuk kemi patur një bashkëpunim normal, pasi nuk e kemi parë njëri-tjetrin si partner, por e kemi parë si konkurrentë brenda këtij koalicioni dhe ne këtë të gjithë e kemi përjetuar mbi kurrizin tonë”, tha nënkryetari.

Deshati thote se nuk ka me bashkepunim mes strukturave lokale te partive te koalicionit te mazhorances. Ai tregon se ka qene vete kandidat per deputet ne kete qark dhe nuk ka patur asnje lloj bashkepunimi me PD. Një pikë tjetër, ku palet ndahen është edhe reforma zgjedhore, për të cilën nenkryetari i PR-së thote se jemi ne nje debat te hapur me Partine Demokratike, përsa i përket Kodit Zgjedhor.

“Ne kemi hasur një barrikadë të tmerrshme nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste. Janë forca politike që ju përditë e shihni për konfliktet që kanë, por kur vjen puna për Kodin Zgjedhor ato bashkëpunojnë dhe kanë një dashuri të jashtëzakonshme. Ne nuk jemi dakord, ne jemi që vota e qytetarëve shqiptarëve të numërohet drejtë dhe të ketë një përfaqësi të drejtë në Parlamentin shqiptar”, tha Deshati.

Top Channel