09:26 "Procesi Sportiv" R
11:27 TF "100 vitrinat"
Programi i plote
PUBLICITET
Aksident në Fushë-Krujë, vdes kalimtari
20/04/2012

Aksident në Fushë-Krujë, vdes kalimtari
Një aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi ndodhi në orët e para të ditës në aksin kombëtar Fushë Krujë-Vorë.

30-vjeçari Eduart Zyba ishte duke ecur pranë rrugës kur u përplas nga një mjet në lëvizje dhe humbi jetën në vend.

Drejtuesi i automjetit, u përpoq t’i jepte të aksidentuarit ndihmën e parë, por dëmtimet ishin të tilla sa që asnjë ndihmë nuk ishte e mundur. Pas ngjarjes, drejtuesi u vetdorëzua në komisariatin më të afërt. Aksidenti në fjalë ndodhi në orët e para të mëngjesit.

Ky është aksidenti i dytë tragjik, në
Aksidente rrugore
të cilën një këmbësor humbet jetën në 24 orët e fundit. Pasditen e së enjtes, një betoniere përplasi një këmbësor në një rrugë të Tiranës, duke e lënë të vdekur në vend.

Megjithatë, në këtë rast shoferi i betonieres u largua me shpejtësi pa dhënë ndihmën e parë dhe u shpall në kërkim nga policia.
/ Top Channel
Aksidente rrugore

Makina përplas motorin, vdes 50-vjeçari
Edukata e qarkullimit në rrugë
Aksidentohen për vdekje dy gra




Facebook




Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.