NBA, Howard humbet Olimpiadën

20/04/2012 15:45

Dwight Howard, qendra e Orlando Magic në NBA, do t’i nënshtrohet të premten një operacioni në shpatull si pasojë e hernies diskale dhe do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit dhe Lojërat Olimpike të Londrës.

Vetë Howard deklaroi për espn.com: “U mundova të luaja me dhimbje, por kjo përkeqësoi gjendjen e shpatullës. Mjeku më tha që do të jem gati brenda katër muajve. Nuk jam i shqetësuar sepse besoj se do të kthehem më i fortë se më parë.”

Dëmtimi i Dwight Howard, një nga qedrat më të fuqishëm të basketbollit botëror, është një goditje e rëndë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të Olimpiadës.  

Kombëtarja amerikane tashmë ka vetëm një qendër në ekip: Tyson Chandler (New York Knicks).

Top Channel