Pakistan, aksident ajror, 127 viktima

20/04/2012 17:05

Një avion me të paktën 127 persona në bord u rrëzua pak para uljes në aeroportin ndërkombëtar të Islamabadit në Pakistan.

Sipas autoriteteve pakistaneze, avioni, i llojit BHO-13 po udhëtonte nga Karachi në jug të vendit në drejtim të kryeqytetit Islamabad kur u rrëzua pranë qytetit Chaklala në Raualpindi. Grupet e shpëtimit kanë mbërritur në vendin e përplasjes.

Të gjithë personat e ndodhur në bordin e avionit, 118 pasagjerë dhe 9 pjestarë të ekuipazhit, kanë humbur jetën

Autoritetet për momentin përjashtojnë mundësinë e një sulmi terrorist dhe dyshojnë se shkak i rrëzimit të avionit është bërë moti i keq në zonë.

Linjat e brendshme ajrore në Pakistan në disa raporte ndërkombëtare, sidomos të agjencive të sigurisë ajrore, përshkruhen si “tejet të rrezikshme” për shkak të teknologjisë së vjetër që përdoret nga kompanitë operuese.

Top Channel