“Shiu i Halloween”, Rama poston foto nga protesta poshtë zyrës së tij, s’i kursen ironitë: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm
Në një përpjekje për të ndryshuar Kodin Zgjedhor, 23 parti të vogla, të
majta dhe të djathta, kanë paralajmëruar për ditën e sotme një
konferencë, e cila do të mbahet në orën 12:00, në hotel ‘Sheraton’.
Nisma mësohet se është ndërmarrë nga partitë e vogla që janë aleatë të Partisë Socialiste, por pjesëmarrëse do të jenë parti të spektrit të majtë dhe të djathtë, madje edhe dy partitë e mëdha PD dhe PS janë ftuar të marrin pjesë në këtë tryezë.
Tre propozimet që mendohet se partitë e vogla do të paraqesin kanë të bëjnë me korrektimin e sistemit zgjedhor, ndryshimin e pragut elektoral dhe lejimin e grupimeve të partive brenda koalicionit. Ndërkohë, komisioni për reformën zgjedhore, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të dy partive të mëdha, PD dhe PS ka arritur në disa marrëveshje të rëndësishme për ta mbyllur këtë reformë në afatin e caktuar, duke u nisur edhe nga kërkesat e vazhdueshme të ndërkombëtarëve, si një nga kushtet kryesore për integrimin vendit tonë në BE.
Top Channel