Ish-drejtori i Policise së Qarkut Diber, Shemsi Premçi pak minuta pasi
kishte dhënë dorëheqjen akuzoi kryeministrin e vendit, se i hap rrugën
krimit. Sipas Premçit, ditën jepen leksione për demokraci dhe natën i
hapet rrugë tiranisë së zezë së mafias.

“Deri vonë kam besuar, se Kryeministri Sali Berisha thënien, se ‘mafia nuk ka dhe, por ka vetëm shpellat e krimit’, e ka mësuar nga librat, por fatkeqësisht i gjendur përballë shpellave të mafias në Bulqizë, përballë heshtjes së strukturave të larta të shtetit, deri të kryeministri i Shqipërisë, ku unë kam denoncuar nga thellësia e nën 1400 metrave nën tokë, këto shpella të mafias, qëkur isha Drejtor i Forcave Speciale, por këto denoncime ranë në vesh të shurdhër dhe unë kuptova të vërtetën e tmerrshme, se njohja e Kryeministrit për mafian, vjen nga brenda shpellave të saj dhe jo nga librat. Jam demokrat dhe do të jem i tillë derisa të kem frymën, prandaj po i bëj braktis në mjerimin e tyre, ata që popullit i mbajnë leksione për demokraci dhe ligj dhe gjithë natës i hapin mafias rrugët e tiranisë së zezë për popullin e varfër”, tha Premçi.

Premci akuzoi Drejtorin e Pergjithshem te Policise, si nje kukull ne duart e krimit. Me ane te deklarates se tij publike ish-drejtori i Policise thote se krimi fitoi mbi uniformen e tij policore, ndaj u detyrua te jape doreheqjen.

“Nga kush detyrohesh zoti Drejtor i Përgjithshëm i Policisë? Ju duhet të keni detyrim vetëm nga ligji, jo nga ata që kanë marrë peng bashkë me kompetencat e tua ligjzbatuesit dhe duke të të kthyer në një marionetë. Në profesionin e policit, në shërbim të shoqërisë, detyrohemi të hetojmë edhe nëpër gjirize, por nuk është e pranueshme të sillemi si ndyrësira. Unë bëra sa munda, por nuk bëra dot sa doja, për të ndaluar mafian që po thith gjakun e këtij populli edhe në shpellat e krimit në Bulqizë”, tha Premçi.

As ministri i Brendshëm, Bujar Nishani nuk i ka shpetuar akuzave. Per ish-kryepolicin e Dibres, ai ka mbeshtetur SHKB-ne lokale, si pjese e struktures mafioze ne rajonin e Dibres.

“Edhe pse gjeta përkrahjen dhe mbështetjen e pjesës më vitale të strukturave të Policisë së Qarkut të Dibrës, një gjë të tillë nuk e pata nga strukturat eprore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe të Ministrisë së Brendshme, të cilat morën në mbrojtje pjesën e inkriminuar të strukturave të policisë, me origjinë nga strukturat e Kontrollit të Brendshëm, të instaluar për t’i shërbyer mafias së mineralit të kromit”, tha Premçi.

Premci thote se nuk ka me drejtesi ne kete vend, ku minatoret vriten si skllever, qe mafia te pasurohet.

“E mora lirinë sepse nuk munda të bëja më shumë nën uniformën, përballë mafias së kromit, që vazhdon të grabisë Shqipërinë, duke vrarë skllevërit të minierës së Bulqizës dhe të gjithë rajonit. Kam shumë gjëra për të treguar edhe këto kam për t’i treguar edhe para Prokurores së Përgjithshme edhe para opinionit publik, se nuk besoj tek ky sistem drejtësie, i lidhur me shpellat e mafias në pushtet, por do të besoj gjithë jetën tek e drejta e popullit, të cilit i përkas”, tha Premçi.

Por ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit deklaroi edhe pse kërcënohet me jetë, dha dorëheqjen që të bëjë publike cdo gjë që di.

“Liria do të më duhet për të folur hapur, ballë për ballë me armiqtë e këtij populli, pasi në përballje si oficer policie me mafien e kromit dhe pronave fituan ata dhe jo unë, por jam i bindur se ndeshja me atë të keqe të tmerrshme nuk ka mbaruar dhe ta harrojnë, se duke më kërcënuar me bukën e gojës, si më kanë bërë deri më tani, apo me jetën, si mund të më bëjnë tani e tutje, mund të fitojnë heshtjen time për gjithcka di nga profesioni”, tha Premçi.

Shemsi Premci, nje vit me pare denoncoi nje tjeter skandal, ate te urdherit te zevendesministrit te Brendshem Avenir Peka, per te perdorur forca speciale kunder simpatizanteve te opozites ne fushaten elektorale ne Kamez.  Pas ketij denoncimi Premçi u dergua nga Drejtor i Forcave Levizese Operacionale, ne Drejtor i Qarkut të Dibres.

Top Channel