U shkatërrua ura e vjetër në mes të pikave kufitare Kosovë-Shqipëri. Sipas ministrit kosovar të Infrastrukturës, Fehmi Mujota, ura e re do të jetë e gatshme brenda muajit maj dhe do të lehtësojë qarkullimin në mes qytetarëve të kombit shqiptar.

Ky projekt është investim i qeverisë së Kosovës. Mujota tha se punimet në autostradë po vazhdojnë me një cilësinë e duhur dhe se buxheti i Republikës së Kosovës për punimet në autostradë është 239 milionë e 600 mijë euro.

Ndërsa, sipas tij, deri më 27 nëntor është menduar që të ketë përurim të kilometrave  të reja të autostradës Vërmicë-Durrës. Kurse, drejtori i projektit, Michael Mike premtoi se do të punojnë ditë e natë në pjesën tjetër ku po ndërtohet autostrada.

Top Channel