Siri, shpërthim masiv në Hama, 70 viktima

26/04/2012 00:00

Damasku akuzon “bandat e armatosura” për shpërthimin në Hama ku humbën jetën mbi 70 persona, mes të cileve kishte 15 gra dhe 13 fëmijë.

Pas shpërthimit u shkatërruan disa ndërtesa në lagjen Masha at Tijar. Ngjarjet po ndodhin ndërsa autoritetet siriane kanë  pranuar armëpushimin, pjesë e planit të paqes së të dërguarit të OKB-se dhe Ligës Arabe, Kofi Anan.

Sipas burimeve, banesa të ndryshme në lagjen Masha at Tajar, në jug të qytetit, janë shkatërruar nga një shpërthim i madh.

Mediat shtetërore thanë se 16 persona humbën jetën nga një shpëthim në një shtëpi që përdorej për fabrikimin e bombave nga “grupet terroriste të armatosura”.

Aktet e dhunës vijnë pavarësisht armëpushimit të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara, si pjesë e planit të paqes të propozuara nga i dërguari Kofi Annan.

Pas shpërthimit në Hama, aktivistët postuan një video në internet që tregonte skenën e shkatërrimit, me trupa që nxirren nga gërmadhat.

Zëra të pakonfirmuar tregojnë se 13 fëmijë dhe 15 gra janë mes personave të vdekur. Thuhet se shpërthimi u shkaktua nga një bombardim i qeverisë, ose nga një sulm me raketë të tipit “Scud”.

Duke parë nivelin e shkatërrimit, vlerësohet se do të kishte qenë shumë e vështirë që ai të arrihej nga një bombë tradicionale, ka deklaruar korrespondenti i BBC në Beirut, Jim Muir.

Televizioni shtetëror tregoi ndërkohë pamje të fëmijëve të plagosur në spital dhe thotë se një grup që përdorte shtëpinë për të prodhuar bomba e shpërtheu një të tillë gabimisht.

Top Channel