07:00 "Wake-Up"
09:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Messi, së shpejti baba
28/04/2012

Lionel Messi së shpejti do të bëhët baba. Lajmi qarkullonte prej kohësh në media, por vetëm orët e fundit u bë zyrtar nga e fejuara e yllit argjentinas të Barcelonës, Antonela Rokuzzo.

Nëpërmjet profilit të saj në rrjetin social Twitter, Antonela Rokuzzo deklaroi se  është shtatzënë, lajm ky që vjen një momentin më të vështirë të Messi-t dhe Barcelonës së tij të eliminuar në mënyrë të papritur nga Liga e Kampioneve.

'Tani mund ta them-shkruan Antonella në mesazhin e saj, - unë dhe Lionel presim një fëmijë. Jam shtatzënë prej 11 javësh. Falenderoj median që nuk insistoi shumë në verifikimin nëse ky lajm ishte i vërtetë apo jo'.

Historia e dashurisë mes Lionel Messi-t dhe Antonella Rokuzzo-s nisi në vitin 2008 dhe tashmë pas 4 vjetësh cifti do të presë fëmijën e parë.
/ Top Channel







Më shumë nga gossip
Vetëvritet motra e aktores Drew Barrymore
Jessica Barrymore, 47 vjeçe, motra e aktores së famshme Hollivudiane Drew, është gjetur pa jetë brenda makinës së saj, në një parking në San Diego.
Sarkozy, kontroll “xhevahirëve” të tij
Harrojeni klasin e ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy. Ai ndodhet me pushime në Cap Negre, në shtëpinë e vjehrrës Marisa, mamasë së Carla Brunit. Por, presidenti është kapur në flagrancë nga paparacët, gjatë një momenti të papërshtatshëm, duke i bërë kontrollin “xhevahirëve” të tij.
Veronica dhe Berlusconi takohen në ditëlindjen e vajzës
Nuk takoheshin prej një kohe shumë të gjatë. Veronica Larion dhe Silvio Berlusconin i ka bashkuar ditëlindja e vajzës së tyre, Barbara. Në 30-vjetorin e vajzës duket se dy ish-bashkëshortët kanë shkëmbyer shumë pak batuta.
Yjet luten për paqe mes Izraelit dhe Palestinës
Këngëtarja Rihanna ishte ndër të parat, që ka manifestuar mbështetjen për popullin palestinez në “Twitter”, duke marrë një mori komentesh pozitive.
Alicia Keys sërish shtatzënë
Këngëtarja Alicia Keys ka pranuar se është në pritje të fëmijës së saj të dytë me bashkëshortin Swizz Beatz.


Lajmet kryesore

Messi, së shpejti baba Arrestohen 5 punonjës të BSH
Operacioni i policisë për grabitjen, gjykata ka lëshuar 6 fletëarreste
Kuvendi miraton reformën territoriale
Miratohet ligji për Policinë e Shtetit
Cameron “kap” emigrantët shqiptarë
Axhenda e vizitës së Papës në Shqipëri
PD: Ndërkombëtarët të hapin sytë
Më të lexuarat
Temat e ditës
Reforma territoriale, Ukraina, Vjedhja e Bankës, Lindja e Mesme, Tragjedia ajrore, Energjia, Kriza Financiare, Turizmi, Reformat, Arsimi
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.