“Qemal Stafa” jashtë funksionit

28/04/2012 00:00

Mungesa e vendeve të parkimit për vite me radhë është shndërruar në një gangrenë për kryeqytetin, pasi jo vetëm ka ndikuar në rëndimin e trafikut, amortizimin e rrugëve, por edhe në shtimin e ndotjes si pasojë e sorollatjeve të shumta të automjeteve.

Pavarësisht të gjithë avantazheve që sjell ky objekt, Federata Shqiptare e Futbollit ka ndezuar sirenën e alarmit, pasi stadium i vetëm kombëtar, “Qemal Stafa” del jashtë funksioni, duke qenë se zona tashmë është e rrethuar dhe e gjitha kjo ndodh në prag të fillimit të eliminatoreve të Botërorit 2014-të e 4 ndeshjeve të parashikuara nga FSHF.

“Njoftimi për bllokimin e sheshit para stadiumit dhe të një pjese të madhe të perimetrit të stadiumit, është shqetësues për ne sepse e nxjerr stadiumin jashtë funksionit. Asnjë stadium tjetër nuk është i licensuar nga FIFA dhe UEFA. Për ndeshjen e sezonit të kaluar me Gjeorgjinë, ne kemi kërkuar ta luajmë në Shkodër, por UEFA nuk na e miratoi. Stadiumi i Durrësit po ashtu. Mund të luash ndeshje miqësore por jo ndeshje zyrtare. Për stadiumin e Korçës është e njëjta situatë. I mungojnë disa element, por e para është distanca prej më shumë se 100 km larg aeroportit të vendit”, thotë Eduard Prodani, Sekretar i Përgjithshëm në FSHF.

Ndërkohë sa i përket prishjes së stadiumit “Qemal Stafa” dhe ndërtimit të stadiumit të ri ka kohë që flitet dhe burokracitë vazhdojnë të shtyjnë vënien në jetë të projektit, gjithsesi FSHF ka një synim e një objektiv të ri për fillimin e punimeve.

“Objektivi është që në nentor të këtij vitit të nisin punimet e ndërtimit të stadiumit të ri. Sa do të jetë e mundur nuk e di, por ne po bëjmë të gjitha përpjekjet”, thotë zoti Prodani.

Vec kombëtares prej ditësh po diskutohet për zhvillimin e finales së Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Skëndërbeut në stadiumin  “Qemal Stafa”, një kërkesë kjo më shumë e drejtuesëve dhe tifozëve të Tiranës, ndërkohë që vetëm sot edhe presidenti Zeqo në media ka pranuar të paktën verbalisht zhvillimin e kësaj finalje në “Qemal Stafa”, por me sa duket edhe kjo dëshirë e tij e re nuk do t’i plotësohet.

“Është e pamundur, megjithatë do të presim përgjigjen e bashkisë”, sqaron Prodani.

Top Channel