17:40 Serial "Dashuri e Sekrete"
19:30 Lajmet e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Avioni përplaset për hir të sigurisë
30/04/2012 16:20

Avioni përplaset për hir të sigurisë
Një avion “Boeing 727” u përplas në një shkretërirë në Meksikë në emër të sigurisë në aviacion.

Trupat e disa prej pasagjerëve ishin të dëmtuar rëndë, ndërsa të tjerë të shpërndarë në shkretëritë, por për fat të mirë, kufomat ishin vetëm manikinë, të vendosur brenda avionit, përplasja e të cilit u telekomandua nga toka.

Aksidenti u realizua qëllimisht, në kuadër të një dokumentari të “Discovery Channel”, i përqendruar në efektet e një përplasje serioze, por të mbijetueshme me tokën, të një avioni civil.

Video e publikuar e aksidentit tregoi se sa e madhe është forca me të cilën ndodh një impakt i tillë, ndërsa trupi i avionit u nda në dysh.



Në jetën reale, një aksident i tillë do të kishte provokuar vdekjen e shumicës së udhëtarëve ose të të gjithëve në bord, nëse impakti me tokën do të kishte ndezur serbatorët.

Në aksidentin në fjalë, 170 manikinë u vendosën brenda “Boeing 727”, ndërsa shumë kamera u vendosën në brendësi të avionit, për të parë aksidentin nga këndvështrimi i udhëtarëve.

Eksperimenti nuk do të shërbejë vetëm për “Discovery Channel”, por edhe për ekspertët e aviacionit për të llogaritur forcat me të cilën përballet trupi i njeriut gjatë një ndodhie të tillë.



Duke realizuar përllogaritjet e tyre, studiuesit presin të përpilojnë një listë udhëzimesh, të cilat do t’i paraqiten prodhuesve të mëdhenj të avionëve për zbatim, në mënyrë që kjo mënyrë e transportit të bëhet sa më e sigurt pr të gjithë.
/ Top Channel









Lajmet kryesore

Avioni përplaset për hir të sigurisë
Hajduti i Bankës, bixhozçi profesionist
Banorët e lagjes: Tërë kohën e kalonte në kazino e loto sporti
Italia: Mos humbni kohë për negociatat
Basha: Rama po zhbën demokracinë
Duke kërkuar shpëtimin tek Zoti
PD: Policia dhunon familjen dhe pronën e saj
Prespa ndotet nga ujërat e zeza
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Lindja e Mesme, Vrasje, Siria, Trafiku i droges, Integrimi, Reforma territoriale, Drejtësia
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.