18:35 Quiz Show
19:30 Lajmet e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Dosja e “21 Janarit” në gjykatë
30/04/2012

Pas më shumë se një viti të vështirë hetimor, katër prokurorët e dosjes “21 Janari 2011” dorëzuan në gjykatë dosjen voluminoze për vrasjen e tre demonstruesve dhe plagosjen e tre personave të tjerë, ndërkohë që deklarohen ende në proçes hetimi dhe pa autor vrasja e demonstruesit Aleks Nika dhe plagosja e Artes Dybeli, Ilia Qeskos dhe Ilia Papës.

Ish-komandanti i Gardës së Republikës, gjeneral Ndrea Prendi, u dërgua në gjykatë me akuzën e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese për vrasjen e demonstruesit Faik Myrtaj. Vrasja e tij, thotë prokuroria në kërkesën për gjykim, dyshohet se është kryer nga Prendi, nga arma e tij personale me numër P52796Z, referuar edhe raport-ekzaminimit të kryer nga laboratori i Byrosë Federale të Hetimit në funksion.

Prokuroria thotë në kërkesën për gjykim se, Garda e Republikës ka paralajmëruar
Garda e Republikës ka paralajmëruar disa herë me megafon për të mos u futur në ambientin rrethues të godinës dhe më pas ka përdorur armët e zjarrit duke qëlluar në ajër

Prokuroria e Tiranës
Kërkesë për gjykim drejtuar gjykatës
disa herë me megafon për të mos u futur në ambientin rrethues të godinës dhe më pas kanë përdorur armët e zjarrit duke qëlluar në ajër.

Si pasojë e këtyre qitjeve, thotë prokuroria, gjetën vdekjen edhe Ziver Veizaj dhe Hekuran Deda, për vrasjen e të cilëve është nën akuzë zyrtarisht gardisti Agim Llupo, i vetmi i paraburgosur në këtë çështje.

Llupo, me detyrë shef i Shtabit të Njësisë Speciale, akuzohet për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, si dhe për plagosjen e dy personave, Erald Bishës dhe gazetarit Fatos Mahmutaj. Prokuroria thekson se për demonstruesin tjetër që ndërroi jetë në Turqi, shtetasin Aleks Nika, hetimet vazhdojnë ende.

Zyrtarisht Prokuroria e Përgjithshme njofton se ndaj shtetasit Margarit Kume, me detyrë shofer i komandantit të Gardës së Republikës, u ngrit akuza për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, konkretisht për të njëjtën sekuencë gjatë së cilës ai është përballur më herët gjatë masës së sigurisë nga “arresti shtëpiak” në “detyrim paraqitjeje”.

Ai do të gjykohet për akuzën e prokurorisë, që dyshon për ndryshim të tytës së armës së tij tip “Berreta”. Ndërkohë që ish-specialisti i IT-së në Këshillin e Ministrave do të gjykohet për dyshimet se është personi që ka fshirë pamjet filmike gjatë mesnatës, duke zbardhur dita pas 21 janarit.

Prokuroria e Përgjithshme njofton se ndaj të ashtuquajturit “grupi i zjarrit”, konkretisht ndaj nëntë efektivëve, shumica e të cilëve pjesëtarë të njësisë speciale të Gardës së Republikës, jane pushuar hetimet.

Personat për të cilët janë pushuar hetimet janë komandanti i njësisë numër 2, Dashamir Shehi, komandanti i njësisë speciale Alfred Ahmetcenaj, komandanti i njësisë Altin Kollçinaku, komandanti i njësisë Fatos Bushati, komandanti i njësisë Aleksandër Deda dhe efektivët e njësisë speciale Agron Malaj,  Gazmend Ahmetaj, Sadik Çela dhe Mark Nikolli. / Top Channel
Hetimet e 21 janarit

SHBA dhe OSBE: Të zbardhet 21 janari
Vrasja e Veizit, plumb rikoshet?
Gjyqi i 21 janarit, dëshmon Tom Doshi




Facebook


Më shumë nga kronika
Tiranë, adoleshenti humb jetën në pishina
Një adoleshent humbi jetën tek pishinat e kryeqytetit paraditen e së dielës. Policia njofton se është duke pritur rezultatet e mjekoligjorëve për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 18-vjeçarit.
Terrorizmi, rrezik mesatar për Shqipërinë
Kompania e sigurimeve “Aon” dhe ndërmarrja për këshillime “The Risk Advisory Group” kanë hetuar 200 vende të botës lidhur me shkallën e rrezikut terrorist që ekziston në to.
Vrasja në Valias, policia: Autor, i biri
Polica e Tiranës ka zbardhur të shtunën ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e të premtes në Valias, ku u raportua fillimisht për një 56-vjeçar që ishte vetëvrarë teksa ndodhej në gjendje të dehur.
Vizat, Shqipëria rekord refuzimesh
Pas deklarimit të 3 ditëve më parë nga Durrësi se qeveria shqiptare do të punojë për hequr vizat me SHBA, Top-Channel e pyeti kryeministrin Berisha gjatë konferencës për shtyp në Korçë se si mund të rrealizohet kjo.
Gjirokastër, arrestohet shtetasi me 10 kg marijuanë
Policia kufitare në Gjirokastër arrestoi një shtetas, pasi në automjetin në të cilin ai udhëtonte u zbulua një sasi prej 10 kilogramësh marijuanë.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.