Propozimet për formulën e sistemit

02/05/2012 23:30

Partitë e vogla i kanë propozuar sot Komisionit të Reformës Zgjedhore katër formula për sistemin e ardhshëm zgjedhor.

Kryetari i PDS-së Paskal Milo tha se këto formula të  bazuara në sistemin danez u dorëzuan për të ndihmuar komisionin, i cili sipas tij, është i lirë të zgjedhë variantin më të mirë që bën të mundur barazimin e votës në Shqipëri.

“Janë disa formula që ne kemi parashtruar në mënyrë që të ndihmojmë sa më shumë në punën e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Ka edhe formula të tjera që nëse do të jetë e nevojshme ne do t’ia vemë në dispozicion komisionit. Theksoj se ky komision si bartës i vullnetit politik të Kuvendit të Shqipërisë, mes të cilave nga dy partitë kryesore politike, do ta studiojë edhe këtë iniciativë tonën me përgjegjësi dhe do të mund të adoptojë formulën më të mirë të përshtatshme me qëllim realizmin e barazisë së votës të qytetarëve aq shumë të nevojshme për funksionimin e demokracisë reale në Shqipëri”, tha kreu i PDS, Paskal Milo.  

Top Channel