Mediu: Task forcë kundër ndotjes akustike

04/05/2012 00:00

Në fillim të sezonit turistik, ministri i Mjedisit i kërkon krerëve të
Agjencive Rajonale të Mjedisit të marrin masa për të mos lejuar asnjë
subjekt të derdhë ujërat e zeza në det, si dhe të ndëshkohen ato biznese
që  krijojnë ndotje akustike nëpërmjet muzikes së lartë deri në orët e
vona.

“Në detyrim për të respektuar ligjin, asnjë nuk do të tolerohet, do të procedohet edhe penalisht ndaj tyre, nëqoftëse do të derdhin ujëra të zeza në kanale që shkojnë dhe derdhen pastaj në det. Asnjë subjekt i palicensuar nuk do të ushtrojë aktivitetin. Të gjithë të licensuarit do të kontrollohen që normat e zhurmave t’i kenë brenda parametrave. Duhet të organizojmë punën në grupe për të mbuluar zona të caktuara. Duhet një bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe struktura të tjera”, tha Mediu.

Ne Tirane ku fenomeni i ndotjes akustike eshte edhe me problem do te ngrihet nje task force qe do ta parandaloje ate per kete sezon vere. Mediu u ndal edhe tek subjektet qe shfryteojne materialet inerte.

“Detyra juaj është që për cdo subjekt, i cili ka shfrytëzuar më parë inertet të shikohet kanë plotësuar ose jo detyrimet për rehabilitimin e zonave ku kanë shfrytëzuar. Nëse nuk i kanë plotësuar këto detyrime në mënyrë shkresore të drejtpërdrejt do të kërkohet ndërhyrja e këtyre subjekteve edhe nëse nuk kanë më aktivitet, për të bërë rehabilitimet përkatëse, në rast të kundërt do të bëhet penalizimi në bazë të kërkesave që parashikon ligji. T’u hiqet licensa e aktivitetit”, tha Mediu.

Perveç subjekteve qe do te ndeshkohen per shkelje, tha ministri, do te kete penalizime edhe per inspektoret qe nuk raportojne shkeljet.

Top Channel