Liberali Boris Tadiç dhe nacionalisti Tomislav Nikoliç jane dy
kandidatet, të cilët kalojnë në balotazh për postin e presidentit të
Serbise, raund që do të zhvillohet në datën 20 maj.

Sipas rezultateve te para Tadiç ka siguruar 26,8% te votave perballe 25,6% te kandidatit tjeter Tomisllav Nikoliç.Ne garen per president te Serbise, ne raundin e djeshem ishin 12 kandidate.

Ndersa per zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale, qe u zhvilluan njekohesisht, vihet re nje avantazh i Partise Demokratike te Tadiçit me 24.7%, ndaj Partise progresiste serbe te Tomisllav Nikoliçit me 23.5%.

BE vlerëson OSBE-në, KFOR-in dhe EULEX-in

Një ditë pas zhvillimit të zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë, nga strukturat paralele dhe të atyre presidenciale e parlamentare me ndihmën e OSBE-së dhe qeverisë së Kosovës, Bashkimi Evropian falenderoi OSBE-në, EULEXin dhe KFOR-in për punën e paqme dhe sigurinë gjatë mbajtjes së procesit.

“Pikë së pari duam të përgëzojmë popullin serb për zgjedhjet e lira, të ndershme dhe të qeta presidenciale dhe parlamentare të zhvilluara dje, si dhe për zgjedhjet lokale. Ne mezi presim formimin e shpejtë të një qeverie të re të përkushtuar tek reformat për të përparuar më tej drejt Evropës”, deklaroi Maja Koçijançiç, zëdhënëse e Catherine Ashton.

“Në mënyrë më të veçantë, përgëzojmë OSBE-në për lehtësimin e votimit në Kosovë, si dhe mënyrën e qetë e të rregullt të mbajtjes së zgjedhjeve. Dhe përfundimisht vlerësojmë rolin e të gjithë aktorëve ndërkombëtarë dhe lokalë, sidomos EULEX-in dhe KFOR-in për sigurinë që ofruan”, vijoi zëdhënësja.

Megjithë përsëritjen, gjatë gjithë fushatës zgjedhore në Serbi, të thirrjeve për respektim të marrëveshjeve mes Beogradit dhe Prishtinës, e pyetur se a përbën shkelje vendosja e përdorimi i simboleve të Serbisë brenda Kosovës, zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane u përgjigj se pret raportin e OSBE-së.

Pas marrëveshjes së shkurtit në Bruksel, e cila i mundësoi Serbisë përfitimin e statusit kandidat, gjatë fushatës zgjedhore Bashkimi Evropian ka heshtur ndaj gjithë provokimeve dhe ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur veçanërisht në veriun e Kosovës, për të mos ndikuar në fushatë dhe për të mos kritikuar forcat e cilësuara si pro-evropiane, nga të cilat ka pasur deklarata dhe veprime që kanë shkelur hapur deri më sot marrëveshjet e arritura në dialogun e Brukselit. 

Top Channel