Richards dhe Sambora, sërish bashkë

08/05/2012 15:10

Denise Richards dhe Richie Sambora janë rikthyer bashkë duke nisur romancën e radhës mes tyre.

Konfirmimi i lidhjes mes aktores dhe kitaristit të grupit Bon Jovi erdhi gjatë një mbrëmjeje solidare ku rokerit iu dha një çmim për punën që ka bërë në ndihmë të njerëzve të pastrehë.

Denise Richards gjithmonë ka ndenjur pranë rokerit kur ky i fundit ka pasur probleme me alkooolin dhe gjatë mbrëmjes theksoi për mediat amerikane: “Jemi rikthyer bashkë, gjithçka po shkon mirë.”

Kjo është romanca e tretë mes çiftit. Ndarja e fundit ishte ajo e janarit të këtij viti.

Top Channel