9 Maji, mesazh i komisionerit Fyle

09/05/2012 00:00

Komisioneri Shtefan Fyle ka dhënë sot një mesazh me rastin e 9 Majit. 62
vjet më parë në të njëjten ditë Robert Shuman bëri propozimin që çoi më
pas në themelimin e Bashkimit Europian.

“Po ju drejtohem në një ditë shumë të rëndësishme për Europën. Më 9 May 1950, Robert Shuman paraqiti propozimin e tij që çoi në themelimin e Bashkimit Europian. Një projekt unik, për një komunitet të bashkuar mbi bazën e vlerave dhe parimeve që ndan. Me evoluimin e tij, Bashkimi Europian u ka mundësuar qytetarëve të gëzojnë një periudhë të papreçedente paqeje duke rritur mirëqënien. Bashkimi Europian nuk është një trup i pandryshueshëm. Ai zgjerohet. Zgjerimi është në ADNnë e Europës. Europa, pavarësisht të gjitha vështirësive të fundit, është ende një burim frymëzimi me vlerat e saj, standartin e jetesës, e në rastin e zgjerimit, edhe përmes fuqisë transformuese për të sjellë reformat dhe ndryshimet e nevojshme për të arritur standartet europiane në të gjitha fushat e jetës. Bashkimi Europian vazhdon të rritet. Kroacia do të n’a bashkohet së shpejti, Serbisë iu dha statusi kandidat, dhe negociatat me Malin e Zi duhet të nisin gjatë muajit të ardhshëm. Vende të tjera të zgjerimit po lëvizin gjithashtu drejt Bashkimit Europian. Ne jemi të vendosur për të ruajtur këtë progres, pavarësisht sfidave aktuale me të cilat përballet Europa. Këto sfida lidhen sidoqoftë me globalizimin, jo me zgjerimin. Zgjerimi nuk është kosto, në fakt është pjesë e zgjidhjes. Për t’ia dalë, nevojitet të punojmë së bashku, e ju duhet të luani një rol të rëndësishëm për këtë, veçanërisht pasi të futeni në Bashkimin Europian. Së bashku, ne mund t’i japim formë të ardhmes së Europës, në përputhje me vizionin e shprehur nga baballarët që e themeluan atë. Kjo është dita europiane. Gëzojeni atë”, tha Fyle.

Top Channel