Greqia i dha botes fjalen “demokraci”, por tani është kthyer në “të
sëmurin” e Europës dhe qytetarët e demokracive të tjera europiane po
pyesin veten nëse ja vlen të shpenzohen paratë e tyre për shpëtimin e
saj.

Sado ashper tingellon, argument i tyre eshte ky: çfare do te ndodhe po doli Greqia nga Eurozona, pse te mos e provojme. Ne terma kontinentale, Greqia eshte periferike, thote CNN. Nuk eshte ndonje vend qe fle mbi nafte dhe per burim kryesor fitimi ka bujqesine e turizmin. Asaj i llogaritet vetem 5% e prodhimit ekonomik te BE-se. Lufta e Ftohte ka mbaruar me kohe, keshtu qe as pozicioni i saj strategjik ne Ballkan nuk e ka  me vleren e dikurshme.Kritiket vazhdojne te pyesin nese Athina e ka kapacitetin te qendroje ne Eurozone dhe tani pas zgjedhjeve te se dieles, zerat kunder po shtohen.

70% e grekeve, thone hartuesit e sondazheve, e duan qendrimin ne Eurozone. Por ne zgjedhjet parlamentare, nje pjese e konsiderueshme e tyre ia dhane voten partive kundershtare te masave shtrenguese, te cilat i shohin si te imponuara nga Berlini. Keta njerez besojne se ilaçi qe jane duke marre po i ben me keq. Banka Qendrore parashikoi nje tkurrje te ekonomise me 5% kete vit, pas rudhjes me 7% te vitit te kaluar. Kjo do te thote me pak vende pune, me pak te ardhura nga taksat, me shume veshtiresi per te permbushur detyrimet e borxhit.

Nga ana tjeter, ekspertet shtrojne pyetjen: a jane zgjidhje dorezanite pafund, apo thjesht vazhdojne krizen me borxhin e ri qe zevendeson te vjetrin. Sipas perllogaritjeve, dy vitet ne vazhdim Greqise do t’i nevojiten edhe 175 miliarde dollare te tjere financime. Disa argumentojne se persa kohe Greqia vazhdon te perdore Euron, ajo nuk do te behet kurre konkurruese. Ekonomiste si amerikani Kenneth Rogoff argumentojne se Athines i duhet dhene nje pause nga Eurozona duke qendruar sidoqofte brenda Bashkimit Europian, cka do t’i lejonte rivendosjen e dhrahmise me shume zbritje perballe euros, ne menyre qe turizmi, industria kryesor e vendit, te lulezoje serish.

Top Channel