JP Morgan, në krizë

11/05/2012 00:00

JP Morgan Chase, banka më e madhe e Shteteve të Bashkuara njoftoi se ka
humbur kohet e fundit 2 miliarde dollare permes te njejtash transaksione
te rrezikshme e komplekse qe sollen krizen financiare te 2008-tes.

Jamie Dimon, shefi ekzekutiv i saj, fajesoi gabimet, plogeshtine dhe gjykimin jo te drejte per humbjet shokuese dhe paralajmeroi se gjerat mund te shkojne edhe me keq.

“Strategjite e ndermarra kane qene me te rrezikshme, me te paqendrueshme dhe me pak efikase nga sa u besua ne fillim. jane bere gabime skandaloze, plage qe ne ia hapem vetes dhe mund tju siguroj se nuk eshte kjo menyra si duam ta drejtojme kete biznes”, u shpreh Jamie Dimon, shef ekzekutiv JP Morgan Chase.

Aksionet e JPMorganit ranë rreth 7 përqind gjatë shkëmbimeve te se enjtes. renie te ndjeshme pesuan edhe aksionet e bankave te tjera. Transaksionet komplekse të JPMorganit, të njohura si fonde sekondare janë nje lloj sigurimi për mbrojtjen e investitorëve, nëse tregjet bien.

Por luhatjet e forta te ketyre te fundit kane sjelle humbje te konsiderueshme. Shmangia e investimeve te tilla ne te kaluaren i pat dhene bankes mundesine te dilte relativisht pa u demtuar shume nga ngerci financiar i 2008-tes. Per ekspertet, ky deshtim i saj rikthen fantazmen e krizes se rende financiare te 4 viteve me pare, ndersa nuk dihet ende me siguri nese humbjet jane frenuar brenda JPMorganit, apo kane prekur edhe bankat e tjera.  

Top Channel