“Të mbrosh shtetin me jetë kërkon që edhe shteti të të vlerësojë me dinjitet”, Sindikata e Gardës së Republikës kërkon rritje pagash: Të ndërhyhet urgjentisht
Finalizohet me sukses faza e parë e operacionit të koduar SOS për sekuestrimin e lëndëve narkotike.
Policia e Gjirokastrës në rrugën rurale Gjirokastër-Golem ka bërë të mundur sekuestrimin e një xhipi me targa SR 2690 B plot me pako me lëndë narkotike. 350 kilograme drogë janë bërë pjesë e listës së drogës së sekuestruar gjatë këtyre ditëve, duke u arrestuar dhe drejtuesi i mjetit shtetasi Vezir Thanasi, banues në Tepelenë dhe Lorenc Sadikaj nga Vlora.
Sipas policisë droga nga Lazarati kishte destinacion qytetin e Vlorës, për t’u drejtuar më pas drejt fqinjit tonë, Italisë. Ndërkaq vijon me intensitet të plotë operacioni për identifikimin e plotë të rrjetit të trafikantëve, ndërsa në ndihmë për finalizimin e operacionit kanë shkuar efektiva të Drejtorisë së Operacioneve Speciale në Drejtorinë e policisë Gjirokastër.
Top Channel