03:35 Film "1408"
05:35 "Pasdite ne TCH" R
Programi i plote
PUBLICITET
Sopata në Ardenicë dhe Seman
12/05/2012

Dora vrastare në mjedis është shtrirë në të gjithë territorin duke shkatërruar pyjet shumvjecare edhe në zonat më të ndjeshme të vendit për nga vlera historike dhe kulturore.

Persona te pappergjegjshem apo në mënyrë të qëllimshme kanë prerë një sipërfaqe të madhe me pisha ne një prej kodrave në pikën turistike të Ardenicës dhe në Lushnjë. Jane rreth 50 peme te prera ne buze te rruges,  qe te çon ne Manastirin e Ardenices.

Deri tani nuk ka patur asnje reagim dhe asnje nderhyrje as nga Drejtoria Pyjore dhe as nga komuna e Kolonjes, ku ndodhet Manastiri i Ardenicës. Prerjet e pishave jane bere jo vetem me sopata, por dhe me motosharra e megjithate zhurmat nuk kanë arritur deri ne veshin e shurdher te institucioneve. Demi mjedisor ne zone, jo vetem per shkak te ketyre prerjeve, por dhe zjarrit qe ra disa me vite me pare, tashme eshte i konsiderueshem. Ardenica, nje nga monumentet e kultures dhe memories historike teper e vizituar, tani rrezikon te kthehet ne nje shkretetire te krijuar nga pergjegjshmeria.

Ndërsa në pyllin e plazhit të Semanit në Fier, çdo ditë priten dhe transportohen dhjetëra meter kub pisha mbi 60-vjeçare. Ato perdoren per ndertimin e lokaleve pergjate bregut te detit. Tani qe sezoni i plazhit thuajse ka nisur, prerja e drureve behet edhe me intensive. Indiferent ndaj ligjeve dhe ndeshkimeve keta njerez vazhdojne te pashqetesuar masakren ne emer te prones se tyre duke shkaterruar vetveten.

Prerja e pishave behet ne mes te dites dhe askush nuk pergjigjet per kete veprim te papergjegjshem. Te interesuarit presin dhe transportojne keta dru halore, njesoj sikur te ishin ne pronen e tyre. Pylli i Semanit me nje siperfaqe disa qindra hektare, pak vite me pare ka kaluar ne administrimin e pushtetit vendor.

Drejtuesit e komunes Topoje, qe administrojne kete pasuri kombetare, me perjashtim te dhenies me qira per zhvillimin e aktivitetit privat te bregut te detit, nuk jane aspak te interesuar per masakren qe po ndodh me pyllin dhjetravjeçar.  
/ Top Channel







Më shumë nga Aktualitet
SHBA, Arvizu “mbetet” në Tiranë
Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksander Arvizu, do të vijojë të jetë në këtë detyrë edhe për disa kohë.
Borshi përkujton masakrat greke
100 vjet më parë, 385 fshatra në Jug të vendit ranë prè e masakrës së Luftës së Parë Botërore, ku, pas 6 muajsh rezistencë, banorët braktisën fshatrat e tyre, moment që u shfrytëzua nga Greqia për të zgjeruar kufirin territorial në brendësi të Shqipërisë.
“Gjëja më e bukur e Shqipërisë janë shqiptarët”
Gjëja më e bukur e Shqipërisë janë shqiptarët. Nëse dëshironi që vërtet të njiheni me vendin e shqiponjave, përzihuni mes tyre.
Tiranë, tregtarët sërish në protestë
Nuk kanë munguar të protestojnë as në seancën e fundit të këtij sesioni të Parlamentit tregtarët e Tiranës të cilët kërkojnë mbështetjen e deputetëve për të mos lejuar mbylljen e tregut tek ish-uzina “Dinamo”.
Fullani: S’kam përgjegjësi ligjore
Pak orë pas raportimit në Kuvend, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, deklaroi se grabitja në Bankën e Shtetit është një ngjarje e rëndë, për të cilën përgjegjësit do të përgjigjen para dyerve të drejtësisë.


Lajmet kryesore

Sopata në Ardenicë dhe Seman
Dorëhiqet ministri Ilirian Celibashi
“Për arsye familjare”. Në vend të tij Rama prezanton Ermonela Felajn
Rama: Reforma, edhe me opozitën
OMONIA: Të ngrijnë dorëheqjet
Basha: Nuk e njohim ndarjen e re
SHBA, Arvizu “mbetet” në Tiranë
Braçe: Fullani të largohet
Më të lexuarat
Temat e ditës
Reforma territoriale, Vjedhja e Bankës, Lindja e Mesme, Tragjedia ajrore, Ukraina, Energjia, Turizmi
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.