15:00 Lajme e Moti
15:35 Serial "Rregullat e Lojes"
Programi i plote
PUBLICITET
Milo e Gjinushi, akuza ODIHR
14/05/2012

Në emër të partive të vogla të majta e të djathta, Paskal Milo ka shprehur habinë dhe shqetësimin, si është e mundur që ODIHR, del kundra numërimit elektronik duke minuar kështu jo vetëm punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore, por edhe procesin e zgjedhjeve në 2013-ën.

Sipas zotit Milo, Shqipëria nuk mund të kthehet në një vend laborator për të eksperimentuar projektet pilot të ODIHR, në një kohë, siç theksoi ai, zgjedhjet shqiptare kanë një emërues të përbashkët, që është vjedhja.

"Ne shprehim cudinë tonë dhe në të njëjtën kohë edhe indinjatën tonë, që një institucion i tillë, i cili është i nderuar dhe që ka shërbyer si arbitër i paanshëm në zgjedhjet e shkuara në Shqipëri, të mund të bëjë deklarata të
Eshtë me të vërtetë shumë e rrezikshmë për fatet jo vetëm të zgjedhjeve të vitit 2013, por gjithcka po ndodh këto dy-tri ditë është e rrezikshme edhe për fatet e demokracisë në Shqipëri

Paskal Milo
tilla, të cilat shkojnë në kundërshtim me frymën e rekomandimeve që ka bërë OSBE-ODIHR dhe që janë të qarta për të gjithë opinionin publik shqiptar, por edhe atë ndërkombëtar. Na është premtuar që në fillim, qoftë nga OSBE-ODIHR, qoftë edhe nga forcat kryesore politike që do të garantonin numërimin elektronik, që do të garantonin identifikimin elektronik dhe mbi të gjitha do të kishim një Komisioni Qendror Zgjedhor të balancuar. Eshtë me të vërtetë shumë e rrezikshmë për fatet jo vetëm të zgjedhjeve të vitit 2013, por gjithcka po ndodh këto dy-tri ditë është e rrezikshme edhe për fatet e demokracisë në Shqipëri", tha Milo.

E ndërsa kryeministri Berisha nga mbledhja e grupit parlamentar të PD tha se ODIHR është një gardian i zgjedhjeve, kreu PSD-së Skënder Gjinushi akuzoi këtë organizatë se është vënë në shërbim të kryeministrit dhe maxhorancës.

"Vlerësojmë që është mendimi zyrtar i ODIHR, por shohim që kjo deklaratë kërkon të hedhë në erë Reformën Zgjedhore, sepse nëse nuk futet edhe teknologjia e re do të thotë se nuk është bërë asgjë në këtë reformë kaq të trumbetuar dhe kaq të reklamuar. Ky deklarim është fiks si deklarimet e misionit të OSBE-së, të cilat nuk përfaqësojnë vlerat e institucioneve të cilat përfaqësojnë, por bëhen njësh me qeverinë apo me Partinë Demokratike, në rrugën e tyre për të mos respektuar votën e lirë dhe të ndershme në Shqipëri", tha Gjinushi.


/ Top Channel
Reformat

Përplasja për Qarkun e Fierit
Fyle letër Berishës dhe Ramës
BE: Koha po mbaron




Facebook


Më shumë nga politika
Konventa e PS: Së bashku për historinë
Ndërsa prezantoi aleatët, kandidatët dhe programin politik të Koalicionit, në konventën kombëtare të socialistëve, Edi Rama bëri një apel për t’u bashkuar të gjithë, për një ndryshim që sipas kryesocialistit do të hyjë në historinë e vendit.
Berisha: Brenda vitit statusi kandidat
Partia Demokratik prezantoi kandidatët për deputetë në Qarkun e Beratit. Kryeministri Sali Berisha premtoi për qytetarët e Beratit dhe Skraparit investime të tjera, ndërsa shprehu bindjen në marrjen e statusit brenda vitit.
Topi: Politika, jo fishekzjarre, të pranojë gabimet
Një fushatë me shpenzime, premtime të mëdha dhe dhunë ndaj administratës së detyruar të ndjekë ngjarjet politike në ruajtje të vendit të punës. Kështu e ka vlerësuar kryetari i FRD-së Bamir Topi fushatën butaforike të forcave të mëdha politike në vend, ndërsa ftoi politikën të ulë kokën dhe pranojë gabimet.
Shkodër, Topalli takime me të rinjtë
Nënkryetarja e Partise Demokratike, Jozefina Topalli, zhvilloi në Bërdicë të Shkodrës një takim elektoral me të rinjte që votojnë për herë të parë dhe që për herë të parë u anëtarësuan edhe në Partinë Demokratike.
Rama prezantohet në Vlorë
Edi Rama, ndryshe nga herët e tjera, ka mbërritur në Vlore jo vetëm si kryetar i PS, por edhe si kandidat për deputet.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.