Spahia: Ambasadori holandez ‘non grata’

15/05/2012 00:00

Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia nëpërmjet një
komunikimi për shtyp ka kundërshtuar sërish aktivitetet e paralajmëruara
nga komuniteti LGBT në ditën kundër homofobisë më 17 maj.

Duke shprehur kundërshtitë e kësaj partie ndaj fenomenit të homoseksualizmit në emër të shoqërisë së shëndoshë, Spahia shkoi edhe më tej duke kërkuar shpalljen e ambasadorit të Holandës në vendin tonë si person të padëshiruar, për shkak të deklaratave të tij ndaj disa deputetëve shqiptarë dhe në mbrojtje të homoseksualëve.

“Vecojmë qendrimet e ambasadorit të Holandës në Tiranë, i cili më shumë se cdo gjë po shqetësohet për hallin e homoseksualëve. Ai nuk duhet të dalë jashtë rolit të statusit diplomatik e të lëshojë fyerje ndaj deputetëve dhe zyrtarëve të vendit ku shërben. Partia Lëvizja e Legalitetit kërkon që ambasadori aktual holandez të shpallet përson i papërshtatshëm dhe të largohet nga Shqipëria”, deklaroi zoti Spahia.

Gjatë një debati televiziv ambasadori holandez përdori fjalë fyese ndaj Ekrem Spahiut duke iu referuar qendrimeve të tij publike për cështjen e të drejtave të homoseksualëve.

Top Channel