Hetimet për diplomat e “Kristal”

17/05/2012 00:00

Përveç hetimeve për dy shtetasit italianë të diplomuar pranë
Univesitetit Kristal, për të cilët është mbyllur procesi i pyetjes së
pedagogëve për lëndët përkatëse, njësia task force ne Prokurorine e
Tiranës deklaron jo zyrtarisht, se ka zgjeruar hetimet për të verifikuar
edhe raste te tjera te perfolura ne kohe te ndryshme.

Sipas grupit te hetimit nga njesia task force, pas sekuestrimit te nje sere dokumentash ne Universitetin Kristal, po shikohen me imtesi procedurat e ndjekura qe nga regjistrimi i studentit,  deri tek diplomimi i tij dhe nese eshte konsumuar apo jo falsifikimi i dokumentave edhe per keto raste, si dhe nese ka apo jo persona te tjere, dimplomi i te cileve eshte i dyshimte.

Prokuroria po verifikon dyshimet se shumë studentë mund te jene regjistruar direkt ne vitin e dyte ose te trete, duke paguar parate e viteve te pandjekura. Megjithate hetuesit nuk konfirmuan se per çfare rastesh behet fjale, megjithese deklaruan se verifikimet po kryhen se bashku me hetimet per djalin e ish-liderit te Liges se Veriut Umberto Bossi-t, Renzo Bossi, diplomimi i te cilit prane Universitetit Kristal, u publikua se pari nga mediat italiane.  

Pjesetare te grupit te hetimit shtuan se jane ne pritje te venies ne dispozicion nga universiteti te disa procesverbaleve, ndersa nga pyetja e pedagogeve pjese e ketij stafi eshte dhene versioni se asnjeri prej tyre nuk e mban mend studentin Renzo Bossi, sepse sipas tyre ata kane patur dhjetëra studente ne auditore.

Nje burim i Top Channel pohoi se aktualisht hetimet jane fokusuar per te zbuluar personin, i cili sipas tij ja ka bere dhurate diplomen Renzo Bossit, megjithese Universiteti Kristal me heret ka deklaruar se Renzo Bossi eshte rregjistruar per vitin akademik 2007-2008 dhe ka perfunduar shkollen sipas rregullave. Gjate publikimit te kesaj çeshtjeje nga media italiane prokuroria e Milanos deklaruan se Bossi eshte regjistruar me numer amze 482, eshte diplomuar per menaxhim biznesi, dega ekonomik dhe diploma e tij eshte leshuar me 2010.

Top Channel