Tirana, sipas planit të ri urbanistik nuk do të ketë vetëm një qendër, por edhe 7 të tilla periferike. E planifikuar për një popullsi në rritje deri në 1 milion e 300 mijë banorë, ajo tashmë parashikohet të ketë 5 unaza dhe tre parqe të tjera si Paskuqan, Sauk dhe Farkë, përveç Parkut të Liqenit dhe Parkut të Dajtit.
Plani i ri urbanistik parashikon një Tiranë policentrike ku poli i saj juglindor që i përket Qytetit Studenti, përvec arsimit të pasurohet edhe me funksione të tjera. Poli që përfshin Liqenin Artificial sugjerohet të mbetet thjesht rekreativ me shërbime të tjera për argëtim.
Në zonën e ish-fushës së aviacionit plani parashikon shtimin e bizneseve, ndërkohë që në kombinat parashikohet Tirana Olimpike, me funksione sportive.
Gjatë prezantimit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha tha se mbajtëm premtimin duke bërë gati planin rregullues në harkun kohor prej 10 muajsh
“Tirana ka dhënë shenjat e lodhjes me një bllokim prej disa vitesh si rezultat i një politike të konfrontimit dhe aspak miqësore me biznesin dhe qytetarët. Ne shpresojmë që një nga instrumentat tona për të kapërcyer këtë ngerç dhe për të katalizuar investimet dhe larminë e tyre në qytet dhe rajon, të bazohen në këtë vizion që po ndërtojmë dhe shpalosim sot së bashku. Mungesa e planit dhe planifikimit ka thelluar edhe pabarazinë në zhvillim. Jemi dëshmitarë të një modeli të dështuar që ka bërë që një pjesë e pronave të fitojnë vlerë përmes një procesi planifikues selektiv dhe një pjesë tjetër të humbasë vlerë pikërisht për të njëjtën arsye. Kjo praktikë do të marrë fund”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Plani i përgjithshëm urbanistik përcakton rregullat se si do të zhvillohet Tirana në vitet e ardhshme duke përcaktuar zonat ku do të ndërtohet, distancat dhe lartësitë e objekteve.
Banorët në protestë për ujë
Ndërkohë që prezantohej plani i përgjithshem urbanistik, banorë të zonës së Shkozës kanë protestuar për mungesën e ujit të pijshëm. Ata ankohen se kanë mbi katër muaj që nuk furnziohen me ujë, ndërkohë që e paguajnë rregullisht atë.
Kryetari i grupit të këshilltarëve socialistë, Aldrin Dalipi ka dëgjuar ankesat e tyre dhe u ka premtuar se shqetësimine tyre do ta ngrejë në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak.
“Kam detyrë t’i bëj thirrje, bashkë me ju sot, kryetarit të bashkisë të vijë të zgjidhë këtë problem, të dalë nga sallat dhe maketet, të vijë t’u kthehet qytetarëve, t’u kthejë shërbimet qytetarëve që paguajnë taksat”, deklaroi para banorëe zoti Dalipi.
Leskaj, takime në Novoselë Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Vlorë, Valentina Leskaj
zhvilloi një takim me punonjësit e Stabilimentit të përpunimit të
prodhimeve të detit dhe bretkosave në komunën Novoselë.
Arvizu: Të hënën dhe KQZ-në
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu sheh si mundësi të zgjidhjes së
krizës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve seancen parlamentare të së
hënës, paralajmëruar nga Kryeministri Sali Berisha për miratimin e tre
ligjeve.
KQZ, konfuzion me vendimet
Një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të lerë në fuqi
udhëzimet e vitit 2009 për funksionionim e komisioneve të niveleve më
të ulëta, reagon Partia Socialiste, për të cilen po shkelet rëndë ligji.
Berisha: Rrugë në çdo fshat
Nga Peshkopia, ku prezantoi kandidatët për qarkun e Dibrës Kryeministri
Berisha premtoi atë që e quajti zhvillim i pandalur i Shqipërisë.
Rama: Brenda 4 viteve tapitë e tokave
Ditën e parë të nisjes së fushatës elektorale zyrtarisht, kryesocialisti
Edi Rama e nisi me një bashkëbisedim me fermerët e komunës Rrashbull në
Durrës, ku prezantoi kandidatët për deputetë Ilir Beqja dhe Shkëlqim
Troplini.