Torres: Duhet të fitojmë patjetër

18/05/2012 16:25

Fernando Torres është shumë optimist për fitoren e Ligës së Kampioneve në prag të finales që Chelsea do të luajë ndaj Bayern Munchen të shtunën në Allianz Arena (20.45).

“Champions është trofeu im i preferuar. Duke qenë se kur isha i ri e shihja shumë të vështirë fitoren e trofeve të mëdhenj me Spanjën mendoja se Liga e Kampioneve ishte më e arritshme për mua si futbollist”, deklaroi sulmuesi i skuadrës “Blues”, i cili shtoi se ambicia e londinezëve për të fituar këtë titull e bindi që të luante për ta.

“Chelsea gjithmonë ka punuar për fitoren e këtij trofeu dhe duke qenë se nuk e dimë kur do të na vijë sërish një shans si ky, duhet që këtë ndeshje ta fitojmë me patjetër”, deklaroi ish-futbollisti i Atletico Madrid dhe Liverpool.

Në lidhje me atë që do e presë ekipin e tij në “Allianz Arena”, Torres paralajmëron se Bayern “është një ekip i madh”: “Luajmë në Gjermani, por mendoj se shanset janë 50 me 50. Duhet të fitojmë Champions për tifozët tanë sepse kanë kohë që e presin një triumf të tillë.”

Top Channel