09:25 Serial "Avokatet e Mbretereshes"
10:30 E Diela Select
Programi i plote
PUBLICITET
Plani i ri Urbanistik i Tiranës
19/05/2012

Ekspertë të Urbanistikës kanë mbetur konfuzë në prezantimin që Bashkia bëri për Planin e ri Urbanistik, pasi sipas tyre përveçse një show mediatik, vetëm Plan Urbanistik nuk pati.

"Nuk arrita të kuptoj se cili ishte plani rregullues. Dje më tepër ishte një lloj uverture skenografike dhe butaforike, për qëllim po themi të mbushjes së mendjes të opinionit publik, që plani u bë për një muaj dhe këto janë shifra komuniste, komunistët e masin me kohë dhe jo me cilësi, por nuk u ekspozua asnjë plan rregullues. Ne pamë plot njerëz aty shumë të nderuar, pamë Dhori Kulen, Ardian Civicin, por nuk u prezantua Plani Rregullues, ishte një situatë gati absurde në këtë pikëpamje", tha Artan Shkreli, ekspert i urbanistikës.

Sipas Shkrelit ka pasur nje pune voluminoze, për të hartuar këtë plan, por nuk u prezantua, pasi nuk u tha ku do te ndertohej dhe ku nuk lejohet.

"Nuk doli asnjë skemë e trafikut. U fol për pesë unaza, por për pesë unaza është folur gjithnjë edhe plani i Enver Hoxhës, edhe plani i Edi Ramës kishte pesë unaza. U fol për zgjatimin e Bulevardit, por për këtë është folur gjithnjë edhe në planin italian. U fol për shtatë qendra. Një prej qendrave ishte te Liqeni Artificial, por çfarë qendre është ajo? Flitet për gjëra që nuk bëjnë sens. Nuk u tha asnjë fjalë për trashëgiminë kulturore të qytetit. Të gjitha planet urbanistike fillojnë nga pengesat. Pengesat do të thoë se cilat janë zonat që nuk preken në një qytet dhe pasi klasifikohen zonat e paprekshmërisë së qytetit, flitet për zonat e ndërtueshmërisë. Pastaj intensitetet mund të jenë të ndryshme në bazë të analizave, por nuk u tha për zonat që nuk preken", tha Shkreli.

Shkreli parashikon nje betonizim te Qendres se Tiranes pasi nje dite me pare ne prezantimin e Planit Urbansitik u tha qe do te ulet intensiteti i ndertimeve ne periferi, duke i perqendruar ato ne qender.

"U tha që deri tani ndërtimet e periferisë kanë patur intensitet të lartë, ne do të barazojmë intensitetet. Pra nëse është shkatërruar periferia, ku është vërtetë një shkatërrim urbanistik, të njëjtën gjë duan ta sjellin në Tiranë. Por unë nuk dua ta paragjykoj planin, sepse unë nuk e pashë planin, nuk e pa askush. U dha vetëm një shembull me një kuartier, që ishte shumë i paqartë. E vetmja e gjë e vjetër, që ne do të donim të shihnim, ishte ruajtja e zonave historike dhe monumentale të qytetit, por për këto nuk u fol fare. U fol, që do të mbillen me pemë parqet e oborreve private, por kjo është shumë qesharake. Në këtë pikëpamje, nuk them se nuk mund të bëjnë gjëra të tilla, por neve nuk na i ekzpozuan", tha Shkreli.




/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga politika
Berisha: Brenda vitit statusi kandidat
Partia Demokratik prezantoi kandidatët për deputetë në Qarkun e Beratit. Kryeministri Sali Berisha premtoi për qytetarët e Beratit dhe Skraparit investime të tjera, ndërsa shprehu bindjen në marrjen e statusit brenda vitit.
Topi: Politika, jo fishekzjarre, të pranojë gabimet
Një fushatë me shpenzime, premtime të mëdha dhe dhunë ndaj administratës së detyruar të ndjekë ngjarjet politike në ruajtje të vendit të punës. Kështu e ka vlerësuar kryetari i FRD-së Bamir Topi fushatën butaforike të forcave të mëdha politike në vend, ndërsa ftoi politikën të ulë kokën dhe pranojë gabimet.
Shkodër, Topalli takime me të rinjtë
Nënkryetarja e Partise Demokratike, Jozefina Topalli, zhvilloi në Bërdicë të Shkodrës një takim elektoral me të rinjte që votojnë për herë të parë dhe që për herë të parë u anëtarësuan edhe në Partinë Demokratike.
Rama prezantohet në Vlorë
Edi Rama, ndryshe nga herët e tjera, ka mbërritur në Vlore jo vetëm si kryetar i PS, por edhe si kandidat për deputet.
Meta: Marrim 80 mandate
Duke  iu kundërpërgjigjur kryeministrit Sali Berisha me të njëjtën akuzë të parapëlqyer prej tij për kreun e opozitës, kryetari i LSI-së, Ilir Meta në një intervistë për Top Channel thotë se bllokuesi i vërtetë i integrimit është kreu i mazhorancës.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.