Skandali i Ministrisë së Arsimit

19/05/2012 00:00

Ministria e Arsimit është përfshirë në një skandal financiar, pasi ka
abuzuar me fondet publike dhe ka kryer evazion fiskal në projektin për
informatizimin e shkollave publike. 

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit të kryer në mars të vitit 2010, ka evidentuar se nga kontrata që Ministria e Arsimit ka bërë me firmën serbe, në Beograd, ‘MpSoft Group’ dhe ‘CT Computers’, për instalimin e laboratoreve te informatikes ne te gjitha shkollat e arsimit baze jane vendosur pajisje me cilesi me te ulet kundrejt atyre, për të cilet eshte paguar dhe se mungojne pajisje ne disa prej shkollave.

Per kete arsye KLSH veren se buxhetit te shtetit i eshte shkaktuar një dem financiar prej qindra milionë lekesh.

Sipas ketij raporti rezulton se kompania serbe ka sjellë pajisje laboratorike të një cilësie më të ulët sesa ajo qe ishte parashikuar ne kontratë, kur ndërkohë Ministria ka paguar gati 209 mijë dollarë më shumë, sikur ato pajisje te ishin, të një cilesie me te larte.

Nderkohe edhe ne dogane Ministria e Arsimit ka paguar rreth 4.3 milionë leke detyrim, sikur pajisjet te ishin të markes se percaktuar ne kontrate dhe jo per pajisjet qe jane zhdoganuara realisht, te cilat kane çmim me te ulet.

KLSH veren gjithashtu, se per shkak te vonesave ne realiz projekti i kompanise serbe duhej te penalizohej me rreth 373 854 mije dollare, por ne fakt kjo shume eshte mbledhur nga Ministria e Arsimit.

KLSH konstaton nga ana tjeter, qe fondi i garancise se vendosur ne banke nga kompania serbe eshte terhequr perpara dorezimit te pajisjeve, shume kjo e barabarte me vleren e penaliteteve, pra rreth 374 mije dollare.
Sipas KLSH-së nga faturat dhe nga koalidimi rezulton se malli i porositur eshte i tjeter cilesie dhe marke dhe nga nje tjeter vend. Por veç cilesise se ulet rezulton se nga 665 kabinete informatike, qe duhet te dorezoheshin realisht, jane dorezuar vetem 619 kabinete, pra 46 me pak, si dhe ka mangesi ne materiale te tjera kompjuterike, si kufje, mikrofon, karta kompjuteri edhe në laboratoret e perfunduara.

Top Channel