13:10 Exclusive
13:45 Formula 1, Provat, Monte Karlo, Monako
Programi i plote
PUBLICITET
Dita Kombëtare e fëmijëve jetimë
19/05/2012 17:10

Dita Kombëtare e fëmijëve jetimë
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli mori pjesë në aktivitetin  në Ditën Kombëtare në ndihmë të Fëmijëve Jetimë, organizuar nga Shoqata Kombëtare e Fëmijëve Jetimë në bashkëpunim me shkollat e Tiranës.

Zonja Topalli tha se është një takim që ndryshon krejtësisht nga të  gjithë takimet e tjera. “Si shumë të tjerë unë kam ardhur shpesh në shtëpitë tuaja, jo vetëm në Tiranë dhe ajo që mua gjithmonë më ka bërë përshtypje janë krahët e fëmijëve që të drejtohen për të të përqafuar, sytë e tyre që shndërrisin, dashuria e tyre e sinqertë, nevoja për të të shtënguar fort”, deklaroi zonja Topalli.

Në vijim të fjalës se saj, duke iu drejtuar fëmijevë jetimë kryeparlamentarja Topalli u shpreh se ata nuk janë vetëm, sepse shteti e ka për detyrë për të punuar për ju, sepse shteti punon për ju, sepse është shoqëria civile e cila punon për ju, sepse janë shoqatat që financojnë seriozisht që ju që të mos u mungojë asgjë. / Top Channel



Facebook


Më shumë nga socialja
Në ndihmë të grave dhe fëmijëve
Një grup amerikanësh dhe shqiptarësh kanë hapur në Tiranë një lokal të ri por, mes qindra bareve dhe restoranteve të kryeqytetit, ky është më i veçanti prej tyre.
Zhdukja e fëmijëve
Vetëm gjatë katër viteve të fundit dhjetra fëmijë janë denoncuar si të humbur, një pjesë e të cilëve nuk janë gjetur edhe sot. Në Ditën Ndërkombetare te Femijeve te Humbur, shoqeria civile ka kerkuar vemendjen e te gjitha strukturave shteterore.
Mësuesit peticion Tafaj: Nuk studiojmë në “pleqëri”
Mësuesit e ciklit fillor nuk pranojnë të zbatojnë urdhrin e ministrit të Arsimit, për të ndjekur studimet e ciklit të dytë.
Shtyllasi i Fierit, vendi i internimit të përjetshëm
Edhe pse kane kaluar plot 22 vjet nga rënia e diktatures në Shqiperi, ka ende njerëz që jetojne mes maktheve të asaj kohe.
Sigurimet e punës së emigrantëve
Madrid Maliqati, një ish-emigrant në Itali, sot 69 vjeç, ka nisur të protestojë i vetëm përpara dyerve të ambasadës italiane në Tiranë, duke kërkuar kontributet e derdhura gjatë kohës që ka punuar në Bolzano të Italisë.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.