Forca politike, Fryma e Re Demokratike krijon degen e saj ne qytetin e Fierit.

Pjestarë të grupit nismëtar të kësaj force politike zhvilluan pasditen e së shtunës një takim me simpatizantë dhe dashamirës të grupimit më të ri politik, i cili kishte për qëllim krijimin e strukturave në kryeqytetin e Myzeqesë.

Në këtë takim morën pjesë deputeti i FRD-së, Gazmend Oketa, së bashku me ish-deputetin e PD-së, Aleksander Biberaj.

Kryetari i grupit nismëtar, Oketa tha se kjo force e re politike u krijua si rezultat i kërkesës së vazhdushme të një pjese të elektoratit, të cilët nuk ndiheshin të përfaqësuar në asnjë forcë politike.

Në fjalen e tij, midis të tjerash Oketa u ndal në disa nga pikat kryesore ku bazohet statuti i kësaj force politike.

Top Channel