Italia gdhihet në ankth

21/05/2012 00:00

Mijëra vetë e kaluan natën në tenda pas tërmetit në veri të Italisë, që
shkaktoi 7 të vdekur. Lëkundjet e tokës kanë vazhduar edhe mbrëmjen e së
dielës duke tronditur zemrën industriale të vendit pas tërmetit 6
ballësh të kësaj fundjave.

Kreu i Departamentit të Mbrojtjes Civile Franco Gabrielli tha se 11.000 vetë janë shpërngulur dhe 3.000 prej tyre qeveria i ka vendosur nëpër hotele apo tenda. Ne Finale Emilia, rreth 35 kilometra ne veri te Bolonjes, dhjetera persona fjeten ne makina apo parqe.

“Per momentin, do bej si do bej. Sot do te fle perseri ne makine dhe pastaj nese do guxoj te shkoj ne shtepi, por e veshtire me duket sepse nuk kisha perjetuar dicka te tille, s`kam pare termet kaq te forte”, thotë një banor. 

Kryeministri italian Mario Monti pritet te kthehet sot nga samiti i NATO-s ne Chikago. Ai e ka bere te qarte se do te behet c`eshte e mundur dhe sa me shpejt qe te jete e mundur per t’i ardhur ne ndihme te mbijetuarve. Termeti e kishte epiqendren rreth 4 kilometra nga Camposanto, ne veriperendim te Bolonjes ku jane demtuar keqas disa ndertesa historike, e disa jane shkaterruar krejtesisht.

Çatia e kapeles se saporinovuar te shekullit te 16-te ne San Carlo, prane Ferrares, u shemb e tera duke lene te ekspozuara statujat e engjejve. Arkitekti Claudio Fabbri i tha agjensise se lajmeve AFP se restaurimi kishte zgjatur plot 8 vjet. ‘Tani s`bejme dot me asgje’, shtoi ai.

Perpos 7 viktimave, edhe 50 persona mbeten te plagosur, por numri i te lenduarve mund te rritet akoma me shume, perderisa ekipet e shpetimit tani po i drejtohen fshatrave te thelle te zones malore.

Top Channel