Napoli fiton Kupën pas 22 vitesh

21/05/2012 00:00

Napoli është fituesi i Kupës së Italisë për sezonin 2011/2012. Në ndeshjen e fundit, kampionët e Italisë së Juventusit nuk kanë arritur ta mbyllin me sukses sezonin.

Në finalen e zhvilluar në “Olimpico” të Romës, bardhezinjtë e Kontes janë mundur nga skuadra e Maxarrit e cila rikthehet pas 22 vitesh të fitojë Kupën e Italisë.

Pas një pjese të parë të ekuilibruar, në të dytën gjithçka është zhbllokuar në minutën e 63-të. Laveci i dhuron skuadrës së tij një 11-metërsh që ekzekutohet mjaft mirë nga Kavani.

Ky disavantazh zgjon disi juventinët të cilët përpiqen që të reagojnë por më kot. Ofensiva e tyre lë shumë hapësira prapa dhe në një nga kundërsulmet, Marek Hamshik në minutën e 82-të bën gjithçka shumë mirë duke shënuar edhe golin e dytë që rezultoi goli i knockout-it për Juventusin dhe ai i fitores për Napolin.

Top Channel