Ndërron jetë Robin Gibbs, yll i Bee Gees

21/05/2012 08:40

Një tjetër yll i muzikës pop i fundviteve ’70 ka ndërruar jetë: Robin Gibbs, këngëtari i grupit të famshëm Bee Gees ka humbur betejën me kancerin në moshën 62-vjeçare.

Robin ka vdekur në Londër ditën e dielë pas sëmundjes që e persekutonte prej kohësh. Në prill gjendja e tij u përkeqësua shumë, por më pas u përmirësua sërish. Në këtë mënyrë, pas Donna Summer shuhet edhe një tjetër yll i muzikës “disco” që ka shënuar një epokë.

Me Bee Gees, Robin Gibbs ka shitur më shumë se 200 milionë albume dhe me këngë si «How Deep Is Your Love», «Stayin’ Alive» ose «Night Fever» ka pushtuar zemrat e shumë të rinjve.

Robin është i dyti nga vëllezërit që ka ndërruar jetë: binjaku i tij Maurice vdiq në vitin 2003. Tashmë mbetet vetëm Barry. Tre vëllezërit e themeluan grupin shumë të rinj, në fund të viteve ’50, fillimisht me emrin Brothers Gibb.

Top Channel