Rihanna puth Rita Orën… vetëm në faqe

21/05/2012 10:00

Rihanna duket se ka rënë në dashuri me këngëtaren e momentit në Britaninë e Madhe, Rita Ora.

24-vjeçarja nga Barbados ka puthur në faqe këngëtaren me origjinë shqiptare dhe kjo e fundit ka postuar foton menjëherë në Twitter.

Edhe pse këtë muaj ka qenë e shtruar në spital për shkak të “lodhjes” nga një axhendë e ngjeshur koncertesh, promovimesh dhe festash të shfrenuara, Rihanna ka rimarrë veten dhe është rikthyer sërish fuqishëm në rrethin shoqëror të VIP-ave.

Rihanna dhe Rita Ora u takuan në festën e ditëlindjes së Tyran Smith.

 

Top Channel