09:00 Lajme e Moti
09:21 Horoskopi
Programi i plote
PUBLICITET
Adele triumfon në çmimet Billboard
20/05/2012 13:10

Adele triumfon në çmimet Billboard
Adele ishte triumfuesja e madhe e çmimeve Billboard për muzikën duke fituar plot 12 çmime, përfshirë edhe atë të artistes më të mirë të vitit në një ceremoni të zhvilluar në Las Vegas ku mungonin shumë protagonistë.

Këngëtarja britanike fitoi gjithashtu në kategorinë e albumit më të mirë (21) dhe kënga më e mirë alternative (Rolling In The Deep). Adele nuk ishte e pranishme në ceremoni, ashtu si edhe Lil Wayne, i cili mori 4 çmime.

Ata që morën pjesë ishin Justin Bieber dhe Katy Perry, të cilët morën nga një çmim secili dhe performuan në skenë.



Grupi më i suksesshëm ishte LMFAO që çoi në shtëpi plot 6 çmime. Pas tyre u rendit grupi Coldplay me 4 çmime.



Lady Gaga, e cila gjithashtu nuk ishte e pranishme në mbrëmje, mori vetëm 2 çmime. Nicki Minaj dhe Rihanna ishin mungesa të tjera që ranë në sy.


/ Top Channel



Facebook




Lajmet kryesore

Adele triumfon në çmimet Billboard
Reshje dëbore në veri të vendit
Në Kukës dhe Dibër probleme me lëvizjen në disa rrugë
Kukës, mbledhje e përbashkët e qeverisë shqiptare dhe asaj kosovare
KLD, masa disiplinore për 5 gjyqtarë
Ukrainë, nis “operacioni anti-terror”
Noka: Trafik droge nga aeroporti ushtarak
Kthimi i pronave ngec në ’95-ën
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Arsimi, Xhihadizmi, Aksidente rrugore, Energjia, Nafta, Vrasja ne burg, Siria, Përgjimet
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.