14:06 SELECT
15:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Kili, pishina më e madhe në botë
21/05/2012 14:40

Kili, pishina më e madhe në botë
Në resortin kilian të Alfonso del Mar mund të bëni një xhiro noti maratonë nëse keni fuqi mjaftueshëm sepse aty gjendet pishina më e madhe në botë, 20 herë më e gjatë se pishinat me përmasa olimpike.

Kjo “lagunë” artificiale gjendet në qytetin Algarrabo dhe është e mbushur me 250 milionë litra ujë deti.

Gjithashtu kjo pishinë mban rekordin Guiness për thellësinë: 35 metra. Pishina është hapur në dhjetor të vitit 2006 pas pesë vitesh punë për ndërtimin e saj dhe pas shpenzimit të më shumë se 1 miliardë dollarëve.



Pas kësaj, pishina ka “thithur” 2 milionë dollarë në vit për mirëmbajtje.



Një sistem kompjuterik thithjeje dhe filtrimi bën që uji nga oqeani të transferohet në pishinë dhe dielli e ngroh duke e sjellë në një temperaturë prej 26 gradë Celsius.





/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga udhetime
Gjirokastër, kishat po dëmtohen
Në Gjirokastër janë me dhjetëra objekte kulti të ndërtuara gjatë mesjetës së vonë sipas një stili krejt origjinal që po shkojnë drejt degradimit. Kishat monumente kulture të kategorisë së parë gjenden të braktisura.
Syri i Kaltër po dëmtohet
Parku natyror i Syrit të Kaltër në Delvinë po dëmtohet rëndë për shkak se pemët që ndodhen aty po rrezikojnë çdo ditë e më shumë vizitorët. Për shkak të një sëmundjeje që ka prekur pemët ato kanë nisur të thahen dhe një pjesë kanë degraduar tërësisht.
Metro për takime dashurie
Takimet e rastësishme në metro, që më pas shndërrohen në romanca janë skenarë klasike të filmave klasikë. Në jetën reale, vështirë se të rastis të ndeshesh sërish me të njëjtin person që ke flirtuar për pak sekonda apo minuta në një metro, e këto mundësi thuajse zerohen kur bëhet fjalë për kryeqendra urbane me miliona banorë.
Gruaja saudite ngjit Everestin
Një grua saudite ka lënë gjurmën e saj në histori duke arritur majën e malit më të lartë në botë. Raha Moharrak, 25 vjeç, jo vetëm bëhet gruaja e parë saudite që përpiqet të ngjisë malin Everest, por edhe gruaja që arriti majën e tij.
Itali, “arrestohet” qenushi
Një qenush i llojit dhelpër, 5 vjeç dhe me peshë 2 kile e gjysmë bashkë me gëzof, ka përfunduar në “arrest shtëpie”.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.