Risia në kampionatin spanjoll, edhe arbitrat do të flasin për median pas ndeshjeve
Didier Drogba do të largohet nga Chelsea në fund të sezonit edhe pse me këtë ekip sapo është kurorëzuar kampion i Europës pas fitores në finalen e Champions League ndaj Bayern Munchen të shtunën e kaluar.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi londinez në faqen zyrtare në internet. Futbollisti nga Bregu i Fildishtë është shprehur: “Konfirmoj largimin nga Chelsea. Ishte një vendim i vështirë për mua, por jam krenar për atë që kemi arritur. Tashmë vjen momenti i një tjetër sfide në karrierën time.”
“Si ekip kemi fituar të gjitha trofetë e mundshme, por të shtunën ishte një ditë shumë e veçantë për të gjithë klubin dhe tifozët. Jam krenar që ndihmova Chelsea-n për fitimin e Ligës së Kampioneve”, shtoi Drogba, i cili me golin e barazimit të rezultatit në 1-1 dhe me golin përcaktues në serinë e 11-metërshave i dha fitoren klubit të Roman Abramovich për herë të parë në histori.
Didier Drogba ka fituar me Chelsea 3 tituj kampion (2005, 2006 dhe 2010), 4 Kupa të Mbretëreshës (2007, 2009, 2010 dhe 2012) dhe 2 Kupa të Ligës Angleze (2005 dhe 2007).
Në dy raste është shpallur golashënuesi më i mirë i kampionatit anglez (2007 dhe 2010).
Top Channel