10:27 TN "Guximi i nje gruaje" R
11:27 TF "100 vitrinat"
Programi i plote
PUBLICITET
Burgoset informatori që zbuloi Bin Ladenin
23/05/2012 15:10

Burgoset informatori që zbuloi Bin Ladenin
Shakil Afridi, mjeku qe informoi CIA-n per vendndodhjen e Bin Ladenit ne Pakistan
Një doktor pakistanez që ndihmoi CIA-n që të zbulonte vendndodhjen e Osama Bin Ladenit është burgosur për të paktën 30 vjet, informuan të mërkurën burimet zyrtare.

Shakil Afridi u shpall fajtor për tradhëti të lartë, duke krijuar një program të remë vaksinimi, në shërbim të mbledhjes së informatave për llogari të një agjenture të huaj.

Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka kërkuar lirimin e tij mbi logjikën se informatori i shërbeu interesave të përbashkëta amerikane dhe pakistaneze.

Bin Laden u vra nga një njesi elitë e ushtrisë amerikane në qytetin veriperëndimor të Abotabadit në maj 2011.

Ekzekutimi i kreut të al-Kaedës ka krijuar tension midis SHBA dhe Pakistanit, duke kontribuar për regjistrimin e një pikë të ulët historike të marredhenieve dypaleshe.

Islamabadi u ndie i mëpërkëmbur nga shkelja e sovranitetit dhe nga fakti që operacioni i CIA-s u zhvillua në sekret pa njoftuar qeverine qendrore.

Njëkohësisht, autoritetet u ndienë të turpëruara nga fakti që prej disa vitesh Bin Laden jetonte qetësisht brenda vendit, nje prove e qarte e mungeses se efikasitetit te sherbimeve sekrete vendase.
/ Top Channel












Lajmet kryesore

Burgoset informatori që zbuloi Bin Ladenin
Krim i trefishtë në familje 
Korçë, burri vret gruan, fëmijën dhe veten. Në Dukagjin plagos nënën dhe vëllanë
Dule në Athinë, takon Venizelos
Gaza, të vdekurit 800
BE zgjeron sanksionet ndaj Rusisë
Gjosha: Statusi, arritja më e madhe
PD: Rama promovon Ndokën
Më të lexuarat
Temat e ditës
Lindja e Mesme, Ukraina, Reforma territoriale, Tragjedia ajrore, Drejtësia, Vrasje, Integrimi, Kriza Financiare, Siria
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.