05:02 Film Televiziv "Krime: Shume keqkuptime" R
Programi i plote
PUBLICITET
Rusia prezanton “superraketën” ndërkontinentale
23/05/2012 15:25

Rusia prezanton “superraketën” ndërkontinentale
Rusia prezanton raketen e saj me te perparuar
Një raketë e re ndërkontinentale u testua me sukses ditën e mërkurë në Rusi, informoi Ministria e Mbrojtjes.

Zhvillimi i armës së re ka qenë aq sekret, sa që asaj ende nuk i është vendosur një emër.

Raketa është projektuar për të qenë në gjendje që të depërtojë në sistemin e mbrojtjes të NATO-s në Europë.

Lëshimi prove u realizua vetëm disa ditë pasi Aleanca e Atlantikut Verior, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria, deklaroi se ka arritur “një nivel të brendshëm operacional të sistemit antiraketë”.

Raketa, e cila u lëshua e papajisur me eksplozivë, goditi me sukses një objektiv të ndodhur 6 mijë kilometra larg, në skajin lindor të Federatës Ruse.

Aktualisht, NATO është duke zhvilluar një sistem anti-raketë, të shpërndarë në disa baza në Europë. Sistemi do të jetë në gjendje t’i ofrojë një mbrojtje efektive kontinentit nga kërcënimet raketore, pasi është në gjendje të shpërthejë në ajër raketat armike.

Moska ka protestuar ashpër ndaj këtij projekti dhe ka premtuar për marrjen e masave nga ana e saj, duke i parë bazat mbrojtëse si kërcënim për vetë Rusinë, ndonëse NATO ka deklarua më parë se qëllimi i vetëm i sistemit është të sigurojë Europën nga kërcënimi iranian dhe kërcënimet e tjera terroriste. / Top Channel



Facebook




Lajmet kryesore

Rusia prezanton “superraketën” ndërkontinentale Hetim akuzave për trafik droge
PS-LSI kërkesë për Komision Parlamentar: Të zbardhet e vërteta
Rama: Legalizimet falas, realitet
Shqiptarët, në vend të parë për azil
Të krishterët festojnë Pashkët
PD: Rama-Meta po sulmojnë Presidentin
Debati me biznesin farmaceutik
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Eksplozivi, Akuzat për ushtrinë, Statusi, Turizmi, Irani, Reforma territoriale
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.