Bashkëpunimi mes OSBE-se dhe Kuvendit të Shqipërise ka rezultuar i
dobishem,jo vetem per prezantimin e punës së përbashkët të dy
institucioneve, por edhe për mesazhet e rëndësishme që u dhanë nga salla
e Komisionit të Ligjeve.

Ne fakt rikonstruksioni i ketij ambienti per nje nga komisionet me te rendesishme parlamentare eshte projekti i ri ku OSBE, me financim nga ambasada gjermane, ka ndihmuar Kuvendin e Shqiperise ne modernizimin e mjediseve, ku punojne deputetet dhe per rritjen e transparences se Parlamentit ndaj publikut. Nga salla e re e Komisionit te Ligjeve nuk mund te mos degjoheshin edhe mesazhe te rendesishme. Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth permendi jo pa shqetesim se palet i jane afruar vijes se finishit dhe se duhet te konkretizojne marrëveshjen e nentorit.

“Unë u bëj thirrje të gjitha palëve që të mos harrojnë se ato i marrin karriget e tyre në Kuvend për t’i shërbyer vullnetit të shprehur të popullit shqiptar.Dhe populli shqiptar duhet të shohë një Kod Zgjedhor të miratuar në mënyrë konsensuale, mbi bazën e të cilit mund të zhvillohet zgjedhje të suksesshme vitin e ardhshëm”, tha Wollfarth.

Çeshtja tjeter kryesore natyrisht qe eshte zgjedhja e Presidentiti te Republikes.

“Unë shpresoj të shohim një proces me një frymë të mirë. Unë shpresoj të shohim një proces kushtetues që t’i tregojë popullit shqiptar se si mund të bashkohen përfaqësuesit e zgjedhur për interesin kombëtar në zgjedhjen e Kreut të Shtetit. Unë shpresoj të shohim shumë mirëkuptim dhe, në rastin më të mirë, një President të ri të zgjedhur bashkërisht”, tha Wollfarth.

Por keto mesazhe u degjuan vetem nga njera pale, ajo e mazhorances. Sepse opozita mungoi ne inaugurimin e ketij projekti te perbashket mes OSBE-së dhe Kuvendit. Vetem deputeti socialist Bashkim Fino ishte i pranishem nga anetaret socialiste te Ligjeve. Madje zoti Fino nuk ngurroi te duartrokiste kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, kur ajo tha se Parlamenti eshte vendi i sfidave dhe se çdo sfide eshte nje mundesi per te çuar perpara si Reformen Zgjedhore, ashtu edhe per zgjedhjen e Presidentit te ardhshem.

Kur mazhoranca nuk ka përcaktuar ende kandidatin e saj për president, zonja Topalli foli për rëndësinë e insitucionit të Kuvendit të Shqiperisë dhe projektet e ardhshme parlamentare.

“Në rritjen e dimensionit të parlamentarizmit, sepse në fakt Parlamenti është forumi kryesor i demokracisë është shtylla themelore e demokracisë, është vendi ku bëhen të gjitha reformat është vendi ku zgjidhen, të gjithë institcionet e tjera. Unë jam shumë krenare që jamë kryetare e Kuvendit, sepse këtu është arena kryesore e debateve dhe e reformave që kanë transformuar vendin tonë. Jam e sigurtë se së bashku do të punojmë në të ardhmen, në projekte të tjera”, tha Topalli.

Nje nga projektet ne konkretizim e siper me OSBE-në ështe dixhitalizimi i te gjitha dokumentave parlamentare nga 1920 deri ne fillim te Luftes se Dyte Boterore, nje kolane qe do te botohet per 100 vjetorin e pavaresise. Por, me urgjente eshte nisja e procedurave per zgjedhjen e presidentit. Ato do te nisin te enjten paradite dhe kete e konfirmoi kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kur bashke me ambasadorin Wollfarth inauguruan edhe sallen e re te gazetareve. Me mbledhjen e Konferences se Kryetareve nis zyrtarisht edhe procedura per zgjedhjen e presidentit te ri te vendit dhe brenda 7 ditesh duhet te kryhet votimi i pare. Deri atehere pak gjera mund te parashikohen me saktesi.

Top Channel