Shqipëria merr presidencën e KiE

23/05/2012 00:00

Shqipëria mori sot presidencën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, në një ceremoni të veçantë dhe festive.

Për herë të parë pas 17 vitesh anëtarësim, Shqipëria do të drejtojë Komitetin e Ministrave të 47 vendeve anëtare, një hap ky që shënon rritjen e imazhit të Shqipërisë në Europë dhe prestigjin e saj për të drejtuar organizata ndërkombëtare të këtyre përmasave.

Simbolikisht, sekretari britanik William Hague i dorëzoi zv.kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, çelësin e presidencës së radhës.

Ceremonia u parapri nga takimi i rregullt i Komitetit të Ministrave, i fundit i drejtuar nga Britania e Madhe, ku u diskutua mbi politikat e Këshillit të Europës ndaj rajoneve fqinje dhe kontributi i saj ndaj këtyre demokracive të reja.

Top Channel