01:25 "Fiks Fare"
02:00 SELECT
Programi i plote
PUBLICITET
Kristo Frashëri, Qytetar Nderi i Peshkopisë
23/05/2012 20:10

Kristo Frashëri, Qytetar Nderi i Peshkopisë
Historinai i shquar Kristo Frashëri, pas vlerësimit që mori nga fondacioni "Dritan Hoxha" është nderuar nga Bashkia e Peshkopisë me titullin Qytetar Nderi.

Kryetari i Bashkisë së Peshkopisë, Ilir Krosi i ka dorëzuar zotit Frashëri çmimin me motivacionin: “Per kontribut të shquar në rishkruarjen e Historisë dhe vlerave të Dibrës, e në veçanti për kthimin në vendlindje të Gjergj Kastriot Skenderbëut".

Zoti Frashëri është vlerësuar ndër të tjera për librin e tij më të fundit "Historia e Dibrës", ku flitet për historinë e kësaj zone që në kohët e lashta e deri më sot.

Dorëshkrimi i përfunduar do të shohë së shpejti dritën e botimit edhe me ndihmën financiare të Bashkisë së Peshkopisë. Studimet për këtë libër autori i ka nisur që në vitet 60.

Dorëshkrimi përmban një përshkrim të zgjeruar të jetës dhe veprimtarisë së banorëve të Dibres ndër shekuj, duke servirur për lexuesin një studim të plotë të zonës, traditave, zakoneve dhe historisë së saj. / Top Channel



Facebook


Më shumë nga socialja
Mësuesit peticion Tafaj: Nuk studiojmë në “pleqëri”
Mësuesit e ciklit fillor nuk pranojnë të zbatojnë urdhrin e ministrit të Arsimit, për të ndjekur studimet e ciklit të dytë.
Shtyllasi i Fierit, vendi i internimit të përjetshëm
Edhe pse kane kaluar plot 22 vjet nga rënia e diktatures në Shqiperi, ka ende njerëz që jetojne mes maktheve të asaj kohe.
Sigurimet e punës së emigrantëve
Madrid Maliqati, një ish-emigrant në Itali, sot 69 vjeç, ka nisur të protestojë i vetëm përpara dyerve të ambasadës italiane në Tiranë, duke kërkuar kontributet e derdhura gjatë kohës që ka punuar në Bolzano të Italisë.
Institucionet shkelin ligjin
Institucionet shteterore kane shkelur te paret ligjin per punesimin e personave me aftesi te kufizuara. Ligji nr. 7995 per nxitjen e punesimit ka te percaktuar ne nenin 15 te tij se per çdo 24 persona te punesuar, nje duhet t’i perkase personave me aftesi te kufizuara.
Nëna i kërkon falje fëmijëve nga burgu
Enkelejda Topi është një zonjë 38-vjeçare e cila vuan dënimin në burgun  e grave 325.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.