01:25 "Fiks Fare"
02:10 SELECT
Programi i plote
PUBLICITET
Aksidenti, hetime edhe për rrugën
23/05/2012

Parametrat e rrugës ku ndodhi aksidenti në Himarë janë duke u hetuar nga prokuroria e Vlorës e cila po ndjek cështjen e aksidentit tragjik që i mori jetën 13 personave.

Përvec ekspertimit teknik të mjetit që u përfshi në aksident prokuroria po verifikon edhe vetë rrugën. Dyshimet e para flasin se rruga në kthesën ku ndodhi aksidenti ka pjerrësi në krahun e greminës dhe jo nga ana e malit.

Prokurorët kanë marrë në pyetje edhe studentët e mbijetuara për të mësuar në lidhje me castet e fundit të aksidentit dhe reagimin e drejtuesit të mjetit. Sipas dëshmive shoferi ka përmendur pamundësinë për të
Tragjedia e Himarës
ndaluar.

Vendi i ngjarjes së rëndë është i njohur për pjerrësinë e madhe deri në 17 gradë dhe tabelat rrugore aty kërkojnë lëvizje me shpejtësi shumë të ulët.

Pikërisht tek shpejtësia, në orët e mbrëmjes së mërkurë, grupi hetimor zbardhi të dhënat e regjistruesit të kilometrazhit, sipas të cilave në momentin e aksidentit, autobusi ka qenë me 40 kilometra në orë.

Kjo shpejtësi sipas grupit hetimor ka qenë dy herë me e lartë se sa norma e lejuar në këtë lloj rruge. Ndërsa sa i takon anës teknike të mjetit, sipas tyre gjithcka ka rezultuar në rregull nga hetimet e deritanishme.


/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga Aktualitet
Mungesa e të drejtave të njeriut
Organizata “Amnesty International” publikoi raportin për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, nga janari deri në dhjetor të 2012.
Durrës, moti i keq pengon lëvizjet në port
Gjiri i Durrësit është përfshirë nga moti i keq që ka shkaktuar vonesa dhe vështirësi në ankorimin e trageteve, si dhe ulje të temperaturave.
Vlorë, arrestohet 49-vjeçari, tentoi të vriste gruan
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 49-vjeçar i cili ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij.
Topalli: Subvencion bujqësisë
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli zhvilloi një takim me banorë dhe fermerë të fshatrave Vukatanë dhe Kuc të Shkodrës, ku dëgjoi sugjerimet e tyre, si dhe ndau projektet e ardhshme të Partisë Demokratike.
KE, 120 mln euro mjedisit
Komisioni Europian gjatë viteve të fundit i ka dhënë Shqipërisë vetëm për mjedisin 120 milionë euro.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.