Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu dhe
Presidenti i Republikës, Bamir Topi morën pjesë në Elbasan në ceremoninë
e betimit të 43 vullnetarëve të Korpusit Amerikan të Paqes.

Presidenti Topi e dekoroi Korpusin me urdhërin e lartë “Nënë Terëza”, ndërkohë që kujtimi i aksidentit tragjik të Himarës ishte i pranishëm në këtë takim. Ambasadori Arvizu falenderoi Kryetarin e Bashkisë dhe shqiptarët për mikëpritjen që u bëhet vullnetarëve të Korpusit Amerikan të Paqes dhe tha se ishte lutur për viktimat.

Më herët gjatë paradites Ambasadori Arvizu bëri homazhe në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”. Ai ngushëlloi familjarët e viktimave dhe vendosi 11 buqeta me lule në secilën prej  fotove të studenteve, viktima të aksidentit.

Top Channel