DASH, “shuplakë” për zgjedhjet

24/05/2012 00:00

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin për të drejtat e njeriut në të gjithë botën.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, së bashku me ndihmëssekretarin për Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, Michael Posner, iu referuan një analize të detajuar të zhvillimeve në vitin 2011.

Clinton foli për ndryshimet e pafundme që ndodhën në vitin 2011. “Raporti ynë”, tha Sekretarja Amerikane e Shtetit, “mbështetet në të vërtetën e vetme në zemër të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, se të gjithë njerezit kanë lindur të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe të drejta”.

Në kapitullin për Shqiperinë, raporti i referohet ngjarjeve më të rëndësishme. Duke nisur me 21 janarin, në pjesën e titulluar “Humbja Arbitrare dhe e Paligjshme e Jetës” thuhet: “Më 21 janar, efektivë të Gardës së Republikes qëlluan protestuesit gjatë një proteste të dhunshme opozitare në Kryeministri. Katër persona u vranë gjatë protestes. Prokuroria e Pergjithshme ka nisur hetimet për vrasjet, por ato po procedojnë ngadalë. Në fund të vitit, ndaj asnjë efektivi të Gardës së Republikes apo zyrtari të qeverisë nuk u ngritën akuza për rolin e tyre në vrasje”.

Në pjesën qe i referohet statusit te lirisë së shprehjes dhe shtypit, raporti përmend sërish 21 janarin, kur policët rrahen gazetarin Ened Janina, redaktorin politik të së përditshmes “Shekulli”, ndërsa mbulonte një protestë politike në Tiranë.

Sipas tij, një prokuror çeli hetimet dhe dëgjoi dëshminë e tij, pak pas protestës, por nuk u thirr më për të dëshmuar. Raporti përmend gjithashtu, në po të njëjten ditë, edhe rastin e gazetarit Fatos Mahmutaj, i cili u plagos lehtë nga një plumb, që më pas vrau një person që po rrinte në platformën e medias.

Mahmutaj ka kërkuar azil politik në Belgjikë, evidentohej mes të tjerave. Raporti i Departamentit të Shtetit përmend edhe emrin e gazetarit Artan Hoxha, i cila shfaqi pamje të protestave të 21 janarit që treguan se si vdiq një prej protestuesve. Ai deklaroi se katër ditë më vonë, persona të panjohur, i dhanë djalit të tij 10-vjeçar në shtëpi, një zarf me tre plumba.

Duke kaluar më pas tek zgjedhjet lokale të 8 majit, raporti i referohet vlerësimit të OSBE-së, që i cilësoi zgjedhjet si “konkurruese dhe transparente, por tejet të polarizura, me mungese besimi mes partive politike në qeveri dhe opozite. Vendimi i Komisionit Qëndror Zgjedhor”, shkruhet në raport, “për të përmbysur rezultatet fillestare në garën për kryetarin e Bashkisë në Tiranë u përceptua gjerësisht si partiak dhe minoi besimin në pavarësinë dhe paanshmerinë”.

Ne pjesen per korrupsionin zyrtar dhe transparencen ne qeveri, raporti nenvizon faktin se “ligji garanton ndeshkime penale per korrupsionin zyrtar, megjithate qeveria nuk e zbaton ligjin ne menyre efikase dhe zyrtaret shpesh jane te angazhuar ne praktika te korruptuara me pandeshkueshmerine.

Korrupsioni ne qeveri eshte i perhapur dhe depertues. Sistemi arsimor mbetet i korruptuar. Doktoret apo personeli tjeter mjekesor shpesh kerkojne pagesa per te garantuar cfare duhet te ishte sherbim falas i qeverise.

Ndersa zyrtaret e rangut te ulet apo te mesem jane ndjekur penalisht dhe shpesh jane denuar per korrupsion, ndjekja penale per zyrtaret e larte mbetet problematike”, vëren raporti.

Pikerisht per kete, ne raport shkruhet se “masat per imunitetin e gjere per gjykatesit, anetaret e parlamentit dhe zyrtare te tjere te larte ndalojne jo vetem ndjekjen penale por cdo perdorimin te masave investigative, duke penguar aftesine e qeverise per te ndjekur penalist korrupsionin e nivelit te larte”.

Rrahja nga policia dhe keqtrajtime te tjera te te dyshuarve gjate arrestimit dhe marrjes ne pyetje, ndonjehere per te nxjerre deshmi, mbeten gjithashtu probleme serioze. Raporti i referohet edhe rasteve te keqtrajtimit fizik ne komisariate, dhunes ne familje dhe diskriminimit ndaj grave, abuzimit ndaj femijeve dhe diskriminimi te pakicave etnike, orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

Top Channel