Erkand Qerimaj, pozitiv në testin antidoping

24/05/2012 00:00

Peshëngritësi shqiptar Ekand Qerimaj ka rezultuar pozitiv në testin antidoping që i është nënshtruar në europianin e Antalyas, aty ku ai doli kampion Europe në peshën 77 kg.

Sipas një shkrese të dërguar me 4 maj të këtij viti në adresë të Federatës, Federata Botërore e Peshëngritjes njofton se pas testeve të bëra në urinën e Qerimajt është gjetur një substancë e familjes “Metyl hexanamine” e përfshirë në listën e të ndaluarave qysh nga viti 2011.

Sipas udhëzimeve të Federatës Botërore, subtanca të kësaj familjeje gjenden në nutrimentet ushqimore, në mënyrë tipike ato që janë të dizenjuara për të rritur enegjinë apo për humbjen e peshës. Kampioni Qerimaj ka bërë dy analiza, njëra e befasishme 8 ditë para europianit dhe tjetra ditën e garimit.

Në të dyja këto teste Qerimaj ka deklaruar se përdorte vitamina Badi Sërxh. Në të parën ku i është nënshtruar në Shqipëri, përgjigja ka dalë negative ndërkohë që në të dytën me po të njëjtat vitamina dhe substanca ai ka rezultuar pozitiv.

Një nga elemntet e kësaj vitamine është edhe subastanca në fjlaë e cila i përket stimuluesve të dobët. Erkand Qerimaj ka kërkuar në Federatën Botërore të Peshëngritjes të dëgjohet në panel nga gjyqtarë që caktohen me short. Për mungesë kohe dhe dokumentacioni Qerimaj është përfaqësuar nga sekratari Ilir Kraja dhe doktori i ekipit kanadaz, shqiptaro-kanadezi Alban Merepeza.

Tashmë Erkand Qerimaj pret përgjigjen përfundimtare nga Federata Botërore e Peshëngritjes.

Top Channel