10:27 TN "Guximi i nje gruaje" R
11:27 TF "100 vitrinat"
Programi i plote
PUBLICITET
Biznesi: Jo krizë presidenciale
25/05/2012

Biznesi kërkon nga politika, që të mos e shndërrojë zgjedhjen e presidentit në krizë politike, që mund të ketë pasoja të rënda për ekonominë.

"Një krizë tjetër politike, që mund të jetë kriza e Presidentit, është një krizë mosbesimi dhe një krizë paniku te sipërmarrja shqiptare në tërësi, por dhe te invesitorët e huaj në veçanti", tha Nikolin Jaka, kreu i Dhomës se Tregtisë dhe Industrisë.

Luan Bregasi, president i "Business Albania" thotë se stabiliteti politik eshte mjaft i rendesishem ne keto kohe te veshtira per ekonomine.

"Do të ishte shumë mirë që ky proces të ishte sa më normal, sa më i qetë, që të vijë në përputhje me interesat e të gjithë komunitetit dhe jo të plotësojë projekte të vogla, që nuk janë në interes të një klime stabilizuese dhe një mbarëvajtje të rregullt të ekonomisë dhe politikës shqiptare në përgjithësi", tha Bregasi.

Votimi i parë për presidentin e ri të vendit pritet të zhvillohet në datën 30 maj dhe deri tani maxhoranca dhe opozita, nuk kanë arritur asnjë konsensus, pavaresisht thirrjeve nga të gjitha zërat për një zgjidhje kompromisi.
/ Top Channel







Më shumë nga politika
Basha: Marrëveshja me CEZ-in, megaskandal financiar
Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp paraditen e së enjtes, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, denoncoi marrëveshjen e arritur mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë CEZ duke e konsideruar atë “një megaskandal dhe një vepër kriminale të qeverisë Rama”.
PD: Rama i bën dhuratë Frrokut
Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Rama se i bëri dhuratë deputetit Mark Frroku me humbjen e dëshimtarit kyç në gjyqin e të vëllait. Opozita tha se po vendosen institucionet e shtetit në shërbim të interesave kriminale të klaneve të pushtetit.
Sondazh për reformën e territorit
Ministri i Çështjeve Vendore Bledi Çuçi ka prezantuar rezultatet e një sondazhi kombëtar mbi reformën administrativo-territoriale, ku janë intervistuar rreth 16 mijë qytetarë.
Meta: Grabitja nuk cënon rolin e BSH
Për herë të parë kreu i Kuvendit Ilir Meta ka folur publikisht për superskandalin e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë.
Grupi PS, debate për policinë
Ndryshe nga sa pritej në mbledhjen e parë pas seancës së javës së shkuar, Edi Rama nuk i ka kërkuar sqarim individual deputetëve që u larguan nga votimi, por në fjalën përpara grupit të tij parlamentar mësohet se ka qenë i ekuilibruar mes njohjes së të drejtës së pakënaqësive të disa deputetëve dhe mos justifikimit të reagimit të tyre me largim nga votimi.


Lajmet kryesore

Biznesi: Jo krizë presidenciale Basha: Marrëveshja me CEZ-in, megaskandal financiar
“Qeveria Rama-Meta i fal kompanisë 3 miliardë dollarë”
Shembet hyrja e tunelit të HEC-it
Vlorë, shpëtohen 8 turistë
Tiranë, tregtarët sërish në protestë
Fullani: S’kam përgjegjësi ligjore
Paditet nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Reforma territoriale, Lindja e Mesme, Vjedhja e Bankës, Tragjedia ajrore, Kriza Financiare, Reformat, Arsimi, Energjia, Turizmi
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.