Vëllai i shoferit: Autobusi në gjendje të keqe 25/05/2012
Familjarët e drejtuesit të autobusit, Pëllumb Çela, i cili humbi jetën
në aksidentin e Himarës, janë të pakënaqur me daljen e konkluzioneve të
ekspertizës së bërë nga policia.
Ata thone se nuk eshte faji i te afermit te tyre per aksidentin, por e gjendjes teknike te autobusit. Vellai i viktimes, me profesion mekanik, kerkon të rishikohet gjendja teknike e autobusit dhe gjendja e rrugës. Familjarët thonë që ai sapo ishte kthyer nga një ekskursion disaditorësh në Korçë dhe mëngjesin e së hënës i është dashur që të shkojë për ekspeditë në Himarë.
Punonjësit e agjensisë “Llixha 2011” e pranojnë faktin që nuk janë të siguruar
nga agjensia por thonë që mjetet e tyre janë të kolauduar
Agjensia “Llixha 2001” ka në dispozicion 9 autobusë, ku disa prej tyre përdoren për rrugë të gjata, ndërsa ata të amortizuarit bëjnë rrugë brenda rrethit të Elbasanit. Autobusi që u përfshi në aksident shërbente vetëm për ekspedita dhe shoferët e agjensisë thonë që Universitetit “ Aleksandër Xhuvani”, prej 5 vjetesh bashkëpunonte me këtë kompani. Agjencia realizon transportin e mesuesve dhe bashkepunon me shkollat per ekskursionet. Drejtuesi i kesaj agjencie, Ardian Daka diten qe ndodhi aksidenti ishte ne Turqi me nje prej autobuseve te tij ne nje ekskursion 11-ditor te punonjesve te nje komune ne qarkun e Elbasanit.
Mungesa e të drejtave të njeriut Organizata “Amnesty International” publikoi raportin për gjendjen e të
drejtave të njeriut në botë, nga janari deri në dhjetor të 2012.
Durrës, moti i keq pengon lëvizjet në port
Gjiri i Durrësit është përfshirë nga moti i keq që ka shkaktuar vonesa
dhe vështirësi në ankorimin e trageteve, si dhe ulje të temperaturave.
Topalli: Subvencion bujqësisë
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli zhvilloi një takim me banorë dhe
fermerë të fshatrave Vukatanë dhe Kuc të Shkodrës, ku dëgjoi sugjerimet e
tyre, si dhe ndau projektet e ardhshme të Partisë Demokratike.
KE, 120 mln euro mjedisit Komisioni Europian gjatë viteve të fundit i ka dhënë Shqipërisë vetëm për mjedisin 120 milionë euro.