23:45 Serial "Dashuri e Hakmarrje" R
00:43 Pas Cak
Programi i plote
PUBLICITET
Qerimaj: Përdora vitamina
25/05/2012 17:20

Kampioni i Europës në peshëngritje në peshën 77 kilogramë, Erkand Qerimaj nëpërmjet një konference për shtyp reagoi pas publikimit të lajmit për rezultimin pozitiv të tij në testin anti-doping.

Sipas një shkrese të dërguar me 4 maj të këtij viti në adresë të Federatës, Federata Botërore e Peshëngritjes njofton se pas testeve të bëra në urinën e Qerimajt është gjetur një substancë e familjes “Metyl hexanamine” e përfshirë në listën e të ndaluarave qysh nga viti 2011.

“Bëra testin e parë më 4 prill dhe rezultova i pastër. Por tetë ditë më vonë, pikërisht në ditën e garës, iu nënshtrova testit të dytë, ku cuditërisht rezultova pozitiv. Edhe më 12 prill kam deklaruar konsumimin e të njëjtës vitaminë si në katër prill. Këtë e kam deklaruar edhe në formularin e plotësuar dhe në dijeninë time, kjo lëndë nuk ishte e ndaluar”, tha Qerimaj.

Më tej, Kampioni i Europës deklaroi se priste me qetësi vendimin e Komisionit të Apelit të Federatës Botërore të Peshëngritjes për rastin në fjalë dhe se është duke u stërvitur për pjesëmarrjen në Olimpiadën e Londrës ky synon të sjellë në Shqipëri një tjetër trofe.

“Unë kam 10 vjet që garoj dhe fitoj nëpër turne ndërkombëtare dhe sot jam ballëhapur e pres me qetësi vendimin e Komitetit të Apelit të Peshëngritjes Ndërkombëtare. Unë kam për objektiv të sjell në Shqipëri një medalje olimpike”, u shpreh Qerimaj.

Në të dyja këto teste e kryera para dhe gjatë kampionatit europian të peshëngritjes të zhvilluar në Turqi në muajin prill, Erkand Qerimaj ka deklaruar se përdorte vitamina “Budi Sërxh”. Në të parën testin e parë përgjigja ka dalë negative, ndërkohë që në të dytën me po të njëjtat vitamina dhe substanca ai ka rezultuar pozitiv. / Top Channel









Lajmet kryesore

Qerimaj: Përdora vitamina
Dorëhiqet ministri Ilirian Celibashi
“Për arsye familjare”. Në vend të tij Rama prezanton Ermonela Felajn
Rama: Reforma, edhe me opozitën
OMONIA: Të ngrijnë dorëheqjet
Basha: Nuk e njohim ndarjen e re
SHBA, Arvizu “mbetet” në Tiranë
Braçe: Fullani të largohet
Më të lexuarat
Temat e ditës
Reforma territoriale, Vjedhja e Bankës, Lindja e Mesme, Ukraina, Energjia, Tragjedia ajrore, Turizmi
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.